Redon Meksi: Opozita aktuale bashkëpunon me qeverinë, beteja në PD mund ta demokratizojë partinë

Redon Meksi: Opozita aktuale bashkëpunon me qeverinë, beteja në PD mund ta demokratizojë partinë

16:45, 11/11/2021
A+ Aa A-

Avokati Redon Meksi, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, foli për atë që po ndodh në PD.

Meksi theksoi se opozita aktuale bashkëpunon me qeverinë, duke shtuar se beteja në PD mund të demokratizojë partinë.

“PD, nga kjo luftë e brendshme, do të shkojë në një situatë më të mirë. Ajo që po ndodh në PD, do të krijojë një opozitë reale. Opozita aktuale bashkëvepron me qeverinë, kjo betejë mund të demokratizojë partinë. Janë absurde argumentet që përdoren, duke dhënë justifikime, që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet me një të katërtat e firmave. Nëse respektohet statuti i PD në fuqi, Basha nuk duhet të jetë kryetar, sepse Kuvendi është institucioni që merr vendimet. PD dhe partitë e tjera në vend duhet që të marrin vendime sipas statutit të partisë dhe jo sipas dëshirave të kryetarit, sikur të kemi të bëjmë me kryetar diktatorial. Mendoj se duhet të kemi së pari parti demokratike e jo diktatoriale, që të kemi parametra demokratikë. Kjo sepse nëse kemi parti diktatoriale, nëse ndodh që kryetari i partisë bëhet kryeministër, logjikisht do sillej në mënyrë diktatoriale", u shpreh Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco