Meta takon eurodeputeten Santos: Krimi i organizuar e emigracioni shqetësim serioz

Meta takon eurodeputeten Santos: Krimi i organizuar e emigracioni shqetësim serioz

12:51, 08/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Raporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

Njoftimin për këtë takim kreu i Shteteit Shqiptar e ka bërë publik me një njoftim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos.

Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco