Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

VIDEO/ ‘Oksigjen Ramës’, Basha kopjoi fjalët e sekretarit të FRPD dhe sulmon Berishën

VIDEO/ ‘Oksigjen Ramës’, Basha kopjoi fjalët e sekretarit të FRPD dhe sulmon Berishën

11:39, 08/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha i gjendur përballë braktisjeve të njëpasnjëshme nga deputetët e partisë, drejtuesit lokalë, por edhe strukturat e PD ka nisur një sulm kundër “Foltores” dhe nuk po lë metodë e mënyrë pa përdorur që të sulmojë këtë lëvizje politike që po u kthen shpresën shqiptarëve.

Gjatë një deklarate të mbrëmshme ai përsëriti fjalët e sekretarit të FRPD, Rigels Muçollari i cili duke folur në “Foltoren” e Berishës me rininë, pasi i kërkoi dorëheqjen Bashës nga drejtimi i PD i tha atij se po furnizonte me oksigjen Edi Ramën.

Ja çfarë thoshte në mesditë Muçollari:

Dua ti bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj.

Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës.

Pak orë më vonë kreu demokrat pas një takimi me deputetët e partisë doli e foli për mediat disa sekonda para selisë së PD dhe pothuajse persëriti të njëjtat fjalë të të riut demokrat, por u kishte venë siglen e sulmit ndaj Sali Berishës.

Ja çfarë tha në darkë Basha:

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës’.

Kjo tregon gjendjen në të cilën ndodhet Basha dhe këshilltarët e tij madiatike që po braktisen përditë masivisht edhe nga baza e partisë të cilët po i bashkohen foltores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/11/2021 12:39

Nuk kam parë njeri që të pretendojë të bëhet kryetar shteti me një varfëri të tillë inteligjence dhe intelekti. Nuk ka haber nga asnjë lloj fushe shkencore dhe shoqërore. Nuk bëhet njeriu liderr vetëm me poftën e tij të jashtëme duke “suvatuar” surratin dhe brilantinuar flokët kur në interior është komplet bosh. Pordha që shet me shkollimin në Hollandë është një tjetër mashtrim ndaj opinionit publik , shkollat e Sorosit janë si shkolla e partisë së dikurëshme ku merrnin dhjeplloma Lenka Çukot, Pali Miskat, ai karrocieri që edhe emrin ja kam harruar etj. Dështimi i tij total në Bashkinë e Tiranës ishte aq evident sa që edhe në zyrë nuk e pa askush për 4 vjet sepse nuk kishte haber administrimi praktik. Bashkinë e drejtonte nënkryetari Eno Bozgo. Po shtetin kush do ja drejtojë këtij këllufi bosh , mos o Zot të bëhet kryetar shteti? Kudo ku ka fut turirin ka kriju vetëm dështim e shkatërrim, të tillë personazhe injorantë total janë të prirur të krijojnë vetëm diktate dhe diktatura ku mbretëron vetëm dhuna e njëshit që eleminon çdo lloj arsyetimi dhe mendimi kolegjial. Vetëm një gjë di të bëjë ky “personazh”, të mbledhë milionat e donatorëve të PD për xhepin personal dhe ti shesë E Dramës intreresat e popullit demokrat në këmbim të pasurimit personal të vjehrrit dhe të kunatit. Duhet neutralizuar urgjent sepse çdo ditë i punon mëndja për perversitete dhe dëme të pariparueshme ndaj partisë, popullit dhe shtetit me ndryshimet kushtetuese me pasoja dramatike në favor të përjetësimit të sundimit të E Dramës që e paguan mirë me paret e taksave të shqiptarëve.

Shto koment

Denonco