Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Vokshi: Kanceri i gjirit te gratë, shteti i ka lënë në baltë qytetaret e tij

Vokshi: Kanceri i gjirit te gratë, shteti i ka lënë në baltë qytetaret e tij

17:59, 31/10/2021
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Lidhja Demokratike e Gruas është në fushatë sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit tek gratë.

Vokshi thekson se ky fenomen duhet që të luftohet dhe se shteti duhet që të mbështesë femrat në këtë drejtim, pasi i ka lënë në baltë.

Postimi i Albana Vokshit:

#TetoriRozë

#LDGSH në fushatë sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit, një sëmundje që po merr cdo ditë përmasat e një pandemie.

Për LDGSH, familja është e para!

Secila nga ne ka një rol për të luajtur në këtë drejtim, jo një ditë, as një muaj por 365 ditë të vitit.

Së bashku me koleget deputete Merita Bakiu - Faqja Zyrtare dhe Andia Ulliri në aktivitetin e organizuar nga #LDGDurrës.

Falenderim zemre për Sabrien, doktoreshë Edën dhe Andian që ndanë me ne hitoritë prekëse personale apo të të njohurve.

Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme, fëmijët nuk mund të rriten të shëndetshëm, shoqëria nuk është e shëndetshme.

Në Shqipëri rastet e kancerit të gjirit rriten cdo vit. 719 raste ne 2019, 920 raste në vitin 2020 nga keto 1/3 humbin jetën.

Vetëm 6 kabinete kimioterapie nuk janë mjaftueshëm.

Mjekimi mbetet i centralizuar në QSUT.

Shpenzimet ditore të një pacienteje dhe jjë familjari për të ardhur në Tiranë (transport, ushqim, fjetje, ilace) shkojnë rreth 200 mijë lekë, ose gati gjysma e pagës mesatare, ose 80% e pagës minimale. Familjet në ndihmë ekonomike i luten Zotit t’i shpëtojë.

Mamografia e lëvizshme bën numur të kufizuar mamografish në një ditë.

Pergjigjet kthehen me shumë vonesë ose nuk kthehen fare.

Shteti nuk mbështet asnjë grua ghatë kurimit ose pas kurimit me nevojat imediate të grave: as seanca fizioterapie, as paruke, asgjë.

Do të kërkoj në Komisionin e Shëndetësisë mbështetjen e nevojshme për cdo grua që kalon në kalvarin e mundimshëm të kurimit të kancerit të gjirit.

#njëkontrollshpëtonjetë

#njëmamografishpëtonjetë

Nëse sëmundja kapet në fazën e parë, në kohën e duhur, kjo sëmundje mund të kurohet.

Kanceri nuk bashkëpunon.

Qeveria nuk punon.

Kjo është arësyeja që edhe sot LDGDH po bën atë që Qeveria ka kohë që nuk po e bën, sensibilizimin e grave e vajzave për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Shëndeti i gruas nuk është statistikë, as një foto me ngjyra, dhe dështimin nuk e mbulojnë dot me numrat e grave Ministre apo deputete.

Parandalimi shpëton jetë të shtrenjta!

Bëni kontrollet, testet dhe mamografitë në kohën e duhur!

Duajeni jetën!

#LDGSH #LDGDurrës #TetoriRozë #Parandalim #kancerigjirit #duajenijetën

Ledja Shtufi

Besa Cani

Dorilda Mara

Ajshe Gashi

Blerina Shahini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco