Deklarata e fortë e Kryemadhit: Mazhoranca dhe e ashtuquajtura opozitë po hedhin tango në kurriz të shqiptarëve

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Mazhoranca dhe e ashtuquajtura opozitë po hedhin tango në kurriz të shqiptarëve

20:03, 30/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është pyetur në lidhje me marrëdhëniet sot të LSI me PD, si dhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Kryemadhi nuk ka dashur të komentojë se 'çfarë po ndodh në partinë tjetër opozitare', por ka shtuar se 'e ashtuquajtura opozitë, po hedh tango me mazhorancën, në kurriz të shqiptarëve'.

Pyetje: Cilat janë marrëdhëniet sot të LSI me PD?

Kryemadhi: Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare. Sot jeta e shoqërisë shqiptare dhe aq më shumë politika shqiptare nuk artikulon absolutisht për gjëra që kanë lidhje shumë të rëndësishme më ekzistencën e popullit shqiptar dhe aq më shumë të të rinjve shqiptar duke pasur parasysh vetëm periudhat e fundit shpopullimi i familjeve shqiptare është i jashtëzakonshëm gjë që është e dhimbshme nëse një kombi do t’i largohet e gjithë rinia ai është i destinuar të vdesë.

Pyetje: Brenda partisë më të madhe në opozitë po zhvillohet një betejë e paprecedente, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është gati të vendosë kandidaturën për kryetarin e kësaj partie si e shikoni ju synimin e zotit Berisha dhe luftën e tij me kryetarin Basha.

Kryemadhi: Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, LSI është një parti e qendrës së majtë e cila ka identitetin e saj. Ne me Partinë Demokratike na ka lidhur bashkimi në kauzat për të mirën e qytetarëve siç ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar apo siç ka qenë çështja e taksës së Rrugës së Kukësit pavarësisht sesa të suksesshme ishin iniciativat e opozitës në atë kohë. Por nga ana e LSI angazhimi ynë ka qenë gjithmonë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund duke pasur parasysh që ka qenë nga të vetmet partnere e cila i qëndroi deri në fund frontit opozitar deri në 25 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kr31/10/2021 02:00

Kurva Monika Meta

Shto koment

Denonco