VIDEO/ Berisha mbështet protestën e qytetarëve të Krujës: I helmoi narkoshteti me ujësjellësin elektoral

VIDEO/ Berisha mbështet protestën e qytetarëve të Krujës: I helmoi narkoshteti me ujësjellësin elektoral

19:29, 30/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në krah të qytetarëve të Krujës të cilët sot protestuan përpara Bashkisë, pas helmimit nga uji i pijshëm. 

Mbi 600 qytetarë përfunduan në spital me simptoma të rënda helmimi, ndërsa analizat konfirmuan më pas se shkaktar ishte uji i pijshëm, i inauguruar nga kryeministri Edi Rama vetëm pak muaj më parë. 

Berisha shkruan në Facebook, se qytetarët u helmuan nga narkoshteti dhe ujësjellësi elektoral.

"Qytetaret e Krujes ne proteste ndaj helmimt narkoshtetrror me ujesjellesin elektoral! Mbeshtetje te plote protestuesve te helmuar nga ujesjellesi elektoral dhe denim i ashper i narkoshtetit qe i helmoi ata me ujesjellesin elektoral shkel e shko qe rrezikoi me helmimin e tij jeten e qindra e qindra qytetarve! Me dhjetëra qytetarë krutanë janë mbledhur para bashkisë së Krujës për të protestuar për ujin e pijshëm, i cili u bë shkak i helmimit të mbi 600 personave. Banorët deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura, të marra në Ballsh dhe janë montuar aty për ujësjellësin e qytetit", shkruan Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco