Të shpëtojmë familjen!

Të shpëtojmë familjen!

19:06, 30/10/2021
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Familja duket që është “hala në sy” e sektit që ka marrë fatkeqësisht drejtimin e vendit. 

Pas tendencës për të zhdukur amësinë e atësinë, për t’i zëvendësuar me PRINDI 1 e PRINDI 2, “yxhymi” është vënë tek thelbi i përbërjes së FAMILJES, për të ndryshuar katërcipërisht domethënien, bazën natyrore dhe juridike të saj. 

Tinëzisht luhet me një fenomen të ndjeshëm siç janë birësimet. 

Ndryshimet e sjella s’janë as të rastit dhe as refleksione për stade zhvillimi social. 

Janë pastër, thjesht, saktë diabolizma që synojnë të destabilizojnë pikën më solide, pavarësisht tronditjeve që ka marrë në këto vite, konstitucioni ynë shpirtëror e social, FAMILJEN.

Në emër të kujt evolucioni të familjes flasin këta deformatorë?! 

Të familjeve që i kanë shkatërruar ekonomikisht, i kanë ndarë së gjalli, i kanë denigruar e copëtuar?! 

Jam totalisht pro birësimeve, madje brenda rregullave e moraleve fetare sa më të forta, për të siguruar atë kujdes dhe kënaqësi jete që shoqëria e ofron si zgjidhje.

Por asgjë të mos anshkalohet me terma relative. 

Bashkëjetuesit duhen mbështetur në fatin e tyre, por duhet përcaktuar qartë që nga ky birësim bashkëjetuesit nuk janë PRINDI 1 dhe PRINDI dy. Janë NËNA dhe BABAI. Janë ata që miklojnë dashuri të ndryshme e të papërsëritshme e ndërtojnë familjen e kanë detyrime absolute për aktin që ndërmarrin. Pa asnjë ekuivok.

Çdo relativizim tjetër është i papranueshëm. 

Ndërsa birësimet nga një individ, ngjasojnë më shumë si posedime problematike që stimulojnë drama të reja se sa krijojnë oaze lumturie. 

Në një vend si i yni ku trafiku i qënieve njerëzore e shfrytëzimi i fëmijëve është plagë e pashërueshme, falë keq qeverisjes, shpikje të tilla ngjallin alarm. 

Rregullat këtu duken që s’kanë vlerë. 

Nëse flasim për stade, kjo as mund të mendohet të ndodhë. 

Nuk jemi as në këto stade as në këto emergjenca birësimesh apo kërkesash. 

Këto ndryshime janë jetike për një shoqëri dhe s’mund të përcillen heshturazi si të ishin rregulla qarkullimi rrugor.

Reagimi duhet të jetë i fortë. 

FAMILJA është gjithçka ajo që kemi. 

Ta shpëtojmë e ta zbukurojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco