'Gazment Bardhi nuk është ligjërisht Sekretar i Përgjithshëm i PD'

'Gazment Bardhi nuk është ligjërisht Sekretar i Përgjithshëm i PD'

15:24, 30/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike, në fund të muajit gusht 2021 zhvilloi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku janë zgjedhur edhe drejtuesit e rinj, nënkryetarët, sekretariatet si dhe Kryesia e re e kësaj force politike.

Por, një detaj që ra në sy është se në fakt Lulzim Basha nuk bëri një garë në PD, por thjeshtë dhe vetëm rikonfirmoi të emëruarit e tij, si nënkryetarët ashtu dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.

Por, sekretarët dhe nënkryetarët janë zgjedhur pa alternativë, dhe pa votim të fshehtë. Pra, mbledhja e Këshillit Kombëtar ishte thjeshtë dhe vetëm një formalitet, për të konfirmuar të zgjedhurit e tij.

Neni 44, pika 6 e Statutit të Partisë Demokratike, thotë qartë se është Këshilli Kombëtar, i cili me votim të fshehtë vendos emërimin ose shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm.

“Këshilli Kombëtar, ushtron këto përgjegjësi apo të drejta:
a) vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm; Nënkryetarëve të Partisë; Anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së; Sekretarëve funksionalë; Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, si dhe Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Financiar të Partisë.”- thuhet në statutin e PD.

Juridikisht i bie që zgjedhja e Gazment Bardhit, si Sekretar i Përgjithshëm i PD është nul, sepse nuk ka pasur as votim të fshehtë dhe as alternativë, sipas nenit 44, pika 6 e statutit, raporton CNA.al.

Gazment Bardhi nuk është legal, ai mban detyrën në shkelje të statutit dhe nuk është ligjërisht Sekretar i Përgjithshëm i PD.

Vendimet e tij nuk janë juridike dhe nuk kanë fuqi zbatuese në PD, pasi statuti e kërkon të zgjedhur me votë të fshehtë dhe jo të emëruar nga Lulzim Basha.  

Çdo akt dhe veprim i tij duke përdorur statutin është i paligjshëm. Ska asnjë vlerë juridike në PD.

Mjafton të çohet një ankimim në gjykatë nga cilido anëtar, për atë çfarë firmos Gazment Bardhi, dhe nuk ka gjykatë në botë që e mban në detyrë.

Fakti është se Gazment Bardhi është nul në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe me ikjen e Lulit, iken dhe Gazi./CNA.al


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco