Berisha: Do rikthejmë mbështetjen financiare për degët e PD në rrethe

Berisha: Do rikthejmë mbështetjen financiare për degët e PD në rrethe

18:30, 29/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha nga 'Foltorja' e Lezhës premtoi rikthimin e buxhetit për degët lokale të PD. 

Shqetësimi u ngrit nga ish-kryetari i PD në Lezhë, Paulin Marku. 

Berisha tha se buxheti u ndërpre padrejtësisht nga selia qendrore, ndërsa u shpreh se 'do të rikthehet mbështetja financiare për degët e PD në rrethe'.  

"Aktualisht ne këto 8 vite degët e Lezhësh nuk kanë asnjë fond nga PD-ja. Degët nëpër rrethe nuk kanë as edhe një fond nga qendra, pavarësisht se është një insitucion i PD-së," tha Paulin Marku.

Ish-lideri e pohon se qendra e PD-së në Tiranë nuk ka shpërndarë asnjë fond kundrejt selive nëpër rrethe, teksa shton se në kohën e tij buxheti iu shpërndahej të gjitha degëve.

"Unë jam çuditur dhe kam ngritur zërin. Nuk e kam kuptuar kurrë mos ndarjen e atij buxheti nëpër rrethe. Ka qenë gjithnjë i ndarë. Një buxhet që vinte ne e ndanim buxhetin në të gjitha degët. Si hoqi dorë nga ajo partia, do rikthehet padiskutim. E vlerësoj thirrjen tuaj," deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco