‘75% nuk i besojnë reformës së Soros’/ Berisha citon sondazhin dhe sulmon ‘Sadushin e partisë’

‘75% nuk i besojnë reformës së Soros’/ Berisha citon sondazhin dhe sulmon ‘Sadushin e partisë’

17:58, 29/10/2021
A+ Aa A-

Nga Foltorja e Lezhës, lideri historik demokrat, Sali Berisha, citoi sondazhin e djeshëm të Euronews Albania, që tregonte rënie drastike të besimit të shqiptarëve te reforma në drejtësi.

“75 përqind të shqiptarëve nuk i besojnë reformës së George Soros. Sepse ajo ka realizuar kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kurrë ndonjëherë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë siç është sot.

Çfarë solli reforma miqtë e mi? Ju mohoi ju, iu mohoi qytetarëve shqiptarë, procesin gjyqësor në gjykata. Procesi ligjor ka një kusht, ai duhet të ketë transparencë dhe duhet të kryhet brenda një kohe të caktuar. Sot janë 100 mijë dosje, 100 mijë qytetarë që presin drejtësi. Do të duhen 20 vite për t’u shqyrtuar. Mijëra e mijëra prej tyre ndoshta nuk u premton jeta që të marrin drejtësi.

Vetingu si gjah shtrigash i shërben vetëm Edi Ramës dhe krimit. Ju ftoj të shtroni një pyetje: a duhen bërë publike të dhënat e vetingut? Po, e ka ligji dhe Kushtetuta. Shkoni e gjeni vetingun e Sokol Sadushit, Ilir Pandës, Ervin Pupës. Nuk ka njeri që mund ta gjejë.

Për Sadushin i dimë, i dimë se zonja Sadushi që kërkoi të mos i njihej asgjë para martesës, doli se Sadushi i partisë kishte shitur një apartament në Golem për 55 mijë euro. Në kohën që e quante të shitur, e mbante kolateral në një bankë për kredinë. Çdo njeri ka dalë nga vetingu, kurse Sadushit i mbahet i kyçur në katastrofë. Sadushi deklaroi se kishte dhuratë për fëmijët e tij 20 mijë euro nga gjyshja. Se nga i kishte gjyshja këto euro, e di vetëm Sadushi,” tha Berisha.

Sipas tij, teksa gjykatësve të tjerë u kërkohet çdo dokument me vulë, Sadushi tha se i kishte kuruar falas fëmijët e tij jashtë vendit.

“Po pse e mbajnë aty? E mbajnë sepse e ka Edi Rama peng. Para dy muajsh, kur i them zotit Basha që duhet denoncuar kjo. Prit, prit më tha. Nuk e denoncoi kurrë. Siç duket u bë edhe ai pjesë e pengmarrjes,” tha Berisha.

“Njeriu që u shpall kampion botëror i antikorrupsionit është Ardian Dvorani. Mes të tjerash, përveçse kishte fshehur 82 mijë euro, i harrova tha ky Dvorani i partisë, i porosit Albtelekomi një apartament. Si e shpërbleu Dvorani Albtelekomin? 9 vendime gjykate dha në favor të Albtelekomit ku ishte në trupin gjykues”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco