Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

'Raporti i ODIHR për zgjedhjet rrëzon ligjin e Lulit për dekriminalizimin'

'Raporti i ODIHR për zgjedhjet rrëzon ligjin e Lulit për dekriminalizimin'

11:00, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Raportin e ODIHR, PS nuk e lexon se nuk ka interes. Por PD nuk e lexon deri në fund. Nejse.

Por rekomandimi me nr. 14 i këtij Raporti thotë se ligji nuk mund të ndalojë kandidimin e askujt që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë. Edhe sikur të kesh qenë ose je i arrestuar, apo i deportuar nga një vend tjetër, prap nuk të hiqet e drejta për të kandiduar. Rrjedhimisht nuk ka më debat për legjitimitetin e mandatit të marrë në këto kushte. Sepse votën e popullit nuk ka sesi ta transferojë ligji.

Ky është rregulli bazë në çdo demokraci.

Pra edhe ligji i Lulit për dekriminalizim në këtë pjesë ka rënë.

Bota demokratike flet për demokraci dhe jo neokomunizma!

Se në fakt, siç edhe e kemi thënë, nuk ka dekriminalizim duke kriminalizuar njerëz me zor!

Nuk kriminalizohen njerëzit për jetë me ligje politike. Aq më pak pa vendime dënimi të gjykatave!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emigrant26/10/2021 12:33

Do të ishte e drejtë që për të bërë këtë deklaratë, Manjani të na jepte të plotë formulimin e ligjit të dekriminalizimit "të Bashës" siç e cilëson aië ku sipas tij përfshiheshkan si të kriminalizuar edhe persona përr të cilët nuk ka pasur asnjë vendim gjyqësor. Edhe Berisha që ka ndërmarë një fushatë të hapur sulmesh kundër dishepullit të tij Basha, në "foltoret" e tij ka deklaruar si "të vetmin sukses" të Bashës , ligjin e dekriminalizimit. Ka në deklarimet publike të Manjanit disa të vërteta e gjysëm të vërteta, por shpesh ai kalon në stilin e Lorenc Vangjelit në sulmet ndaj PD e liderëve të saj.

Shto koment

Denonco