Helmimi masiv/ Meta: Kërcënim serioz për jetët e Sigurinë Kombëtare

Helmimi masiv/ Meta: Kërcënim serioz për jetët e Sigurinë Kombëtare

10:55, 26/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për situatën e krijuar të helmimit masiv të banorëve të Krujës për shkak të ujit të pijshëm, nga e diela e deri më sot.

“Nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, thekson Presidenti në reagimin e tij në rrjetet sociale.

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.

Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco