Lajmi i fundit

VIDEO/ Baton Haxhiu futet në SPAK

Banorët e Laprakës protestë para Kryeministrisë: Të dëmshpërblemi në mënyrë të plotë!

Banorët e Laprakës protestë para Kryeministrisë: Të dëmshpërblemi në mënyrë të plotë!

18:34, 25/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës vazhdojnë protestat e tyre, pasi banesat e tyre rrezikohet që të shemben, për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Banorët theksojnë se nuk kanë ndonjë problem me projektin, por se duan që të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë.

Qytetarët deklaruan se është shurdhuese edhe heshtja e Partisë Demokratike, për një kauzë kaq të rëndësishme, pasi janë mbi 2 000 banorë, që mund të dalin në qiell të hapur.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim të plotë. Ne jemi pro projektit, por duam që të trajtohemi njësoj si ata që janë në pushtet, edhe ne që jemi pa pushtet.

Është shurdhuese edhe heshtja e PD-së. Duhet që kjo çështje të kalojë në të gjitha Komisionet”, u shprehën banorët ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco