Lajmi i fundit

Vrasja e policit në Fier/ Ishte jashtë shërbimit, por me uniformë....

VIDEO-SYRI TV/ Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

VIDEO-SYRI TV/ Qeveria Rama kërkon të marrë edhe 700 mln euro borxh të ri

15:04, 13/10/2021
A+ Aa A-

Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregje ndërkombëtare për një Eurobond të ri deri në vlerë 700 milion euro. Ministrja e Financave tha se borxhi i huaj do të merret për të mbuluar nevojat e buxhetit. Pas mbledhjes me ministrat, u bë me dije se qeveria ka përgatitur edhe një memorandum që do t’i japë jetë iniciativës së Open Balkan.

Nga SYRI TV

Shqipëria po bëhet gati të dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare përmes emtimit të një Eurobondi të ri. Sipas ministres së financave, Delina Ibrahimaj, kërkesa për valutë të huaj pritet deri në vlerë 700 milion euro, në një kohë kur të jetë balancuar tregu valuator, ndërsa ka shpjeguar edhe shpërndarjen e këtij fondi.

Në vendimet e qeverisë, pas mbledhjes me ministrat u bë me dije se është përgatitur edhe një memorandum që do t’i japë jetë iniciativës së Open Balkan

E pyetur për akuzat e bëra nga PD mbi kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar ministrja zgjodhi të shmangë përgjigjen direkte duke bërë një rezyme të situatës ekonomike

Një ditë më parë në mbledhjen me shefen e FMN qeverisë iu tërhoq vëmendja që të ketë kujdes prej mënyrës si i shpenzon paratë publike dhe menaxhimin e PPP-ve, që sipas fondit po varfërojnë më tej të varfërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco