Berisha: Sot në ora 17:30, 'Foltorja' në Kukës! Vetëm të bashkuar fitojmë!

Berisha: Sot në ora 17:30, 'Foltorja' në Kukës! Vetëm të bashkuar fitojmë!

09:38, 12/10/2021
A+ Aa A-

Nismëtari i lëvizjes "Foltorja" në PD, z. Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve sot të marrin pjesë në “Foltoren” e Kukësit, e cila mbahet në orën 17:30 në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti.

“Sot në ora 17:30 në Pallatin e Kulturës në Kukës, - njoftoi Berisha, -  do të mbahet Foltorja: “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” ka theksuar ai.

Në vijim, themeluesi dhe ish-kryetari historik i PD-së, ka publikuar pamje të pritjes madhështore që i ka bërë Kukësi në vitin 2013, Berishës Kryeministër dhe lider të PD-së në fushatën elektorale ku slogani i zgjedhur nga PD-ja ishte "Ne jemi ndryshimi. Përpara!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco