Vojo Bregu: Fermerët presin përgjigje për dëmet, institucionet tallen me ta

Vojo Bregu: Fermerët presin përgjigje për dëmet, institucionet tallen me ta

22:50, 11/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së LSI-së Vojo Bregu, me anë të një postimi, shkruan se fermerët presin përgjigje për dëmet që iu janë shkaktuar.

Bregu thekson se ndërsa fermerët presin përgjigje për dëmet, institucionet tallen me ta.

Postimi i Vojo Bregut:

Fermerët kanë mbi 2 javë që presin me padurim përgjigjen zyrtare nga ministria e Bujqësisë, lidhur me dëmin e shkaktuar ndaj djersës së tyre.

Por, përgjigjen e dëgjojnë nga një ekspert i Universitetit Bujqësor në një kronikë në televizion ???!!!

Ministria e Bujqësisë as nuk denjon ti kthejë përgjigje.

As në faqen e ministres Krifca, as në faqen e MBZHR, nuk ka asnjë lajm në lidhje me hallin e fermerëve shqiptarë.

Kjo tallje është e pafalshme!!

Fermerët mund ta falin varfërinë, por talljen dhe arrogancën nuk ta falin lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco