Berisha nesër në Kukës, Ibsen Elezi paralajmëron 'tërmet'

Berisha nesër në Kukës, Ibsen Elezi paralajmëron 'tërmet'

22:06, 11/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kreu i PD në Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, në një lidhje me MCN Tv, ka folur për vizitën e Berishës nesër në këtë qytet për ‘foltoren’ e radhës.

Elezi tha se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.

Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës. Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitet.

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD, Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco