Avioni i rrëzuar në Kelmend, Kadillari: Informacionet kontradiktore, mund të ketë pasur drogë

Avioni i rrëzuar në Kelmend, Kadillari: Informacionet kontradiktore, mund të ketë pasur drogë

16:30, 04/10/2021
A+ Aa A-

Redaktorja e Syri Tv, Aulona Kadillari, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, ka folur për rrëzimin e avionit në afërsi të Kelmendit.

Kadillari thekson se informacionet për rastin janë kontradiktore, duke shtuar se avioni mund të ketë edhe drogë.

“Informacionet e policisë kanë qenë kontradiktore. Bëhet me dije se në avion ishin dy persona e janë marrë, e kaq dihet. Këto informacione kanë pikëpyetje. Dëshmitë e banorëve janë të rëndësishme. Mund të ketë pasur drogë në avion, sepse ne njihemi si vend tranzit. Ka dyshime se mund të ketë lëndë narkotike. Lënda narkotike mund të jetë në fouristradë. Aty mund të kishte lëndë narkotike, edhe avioni mund të ketë qenë plot drogë.

Ajo zonë nuk njihet si zonë për bimë medicinale. Bima medicinale nuk është e nevojshme që të transportohet me avion, pastaj ku janë autoritetet që monitorojmë ajrin? Avionë të tillë janë të preferuar për transport të lëndëve narkotike. Shqipëria ka shumë pak pilotë, por këta avionë shumë përdoren për trafik nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së. Droga më herët mbillej në Malësi të Madhe dhe në Lazarat, kurse tani mbillet kudo. Goditjet kanë qenë të vogla”, deklaron Kadillari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco