Plani sekret i Ramës: Shqipëria kthehet në kamp të madh refugjatësh

Plani sekret i Ramës: Shqipëria kthehet në kamp të madh refugjatësh

10:25, 04/10/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur që të kthejë Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh. Pasi mori emigrantët iranianë dhe i sistemoi në Manzë, vendosi që po vetë të marrë edhe afganët që i largoheshin regjimit taleban. Me një vendim krejt personal, Edi Rama i premtoi SHBA-së së do të merrte deri në 4 mijë qytetarë nga Afganistani dhe do ti strehonte në Shqipëri.

Por mediat britanike sot kanë zbuluar një tjetër vendim personal të Edi Ramës, i cili ka vendosur që të marrë në Shqipëri të gjithë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Gazeta më e madhe britanike, 'The Sun' shkruan se të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje. Ndërsa autoritetet britanike do të shqyrtojnë kërkesat e tyre, vetë emigrantët do të qëndrojnë në një qendër pritje që do të ngrihet në Shqipëri.

Emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike. Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm. Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë çështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.

Por qeveria shqiptare reagoi me anë të Endri Fugës, i cili shkruan se nuk ka marrëveshje. Ajo që bie në sy është se Fuga thekson më tej se Shqipëria nuk do bëjë punën e vendeve të pasura. Ky është një shantazh ndaj këtyre vendeve për t'u thënë se Shqipëria është gati të mbajë refugjatët sado të jetë numri, mjafton të derdhen miliona në arkën e qeverisë.

Edhe marrëveshja me Britaninë, të cilën Fuga thotë se qeveria nuk e ka nënshkruar, duke mbështetur indirekt atë që shkruan gazeta britanike se marrëveshja është në prag, sigurisht që parashikon benefite financiare për qeverinë. Dhe mendja ta do se çdo përfitim financiar do shkojë në xhepat e qeveritarëve, edhe pse arka e shtetit nuk ka qenë kurrë kaq keq dhe qeveria po hedh zëra për rritje taksash deri në 20 përqind.

Nëse nuk e besoni, pyesni pak se çfarë u bë me miliardat që u dhanë dhe do jepeshin nga Perëndimi për dëmet e tërmetit. Prandaj mesazh i Fugës nuk kishte lidhje me qetësimin e shqiptarëve se qeveria nuk po gatuan ndonjë gjëmë të hidhur pas shpinës së tyre, sepse çdo marrëveshje për të mbushur Shqipërinë me emigrantë është thurur pa dijeninë e shqiptarëve. Prandaj rrugët janë mbushur me iranianë, afganë, sirianë, bangladeshas, etj.

Mesazhi i Fugës ishte për të huajt e pasur, njësoj siç bën Erdogani i Turqisë. Hidhni miliona nëse nuk doni emigrantët!

Sa për shqiptarët, Rama dhe Fuga nuk e qethin shumë. Aq sa po shqetësohen se çmimet e të gjitha mallrave dhe shërbimeve po kapin qiellin. Nuk shqetësohen sepse ua kanë marrë votën, nuk ua kanë dhënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco