VIDEO nga SYRI TV/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria: Merrni sa më shpejt masa

VIDEO nga SYRI TV/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria: Merrni sa më shpejt masa

12:29, 03/10/2021
A+ Aa A-

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë dhe kuvendit të marrë sa më shpejt masa për të zbutur pasojat e rritjes së çmimit të karburanteve. Përmes një deklarate për mediat, Konfindustria shprehet se rritja e çmimit të karburanteve rrezikon të marrë përmasat e një krize energjetike.

Nga SYRI TV

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë kuvendit dhe opozitës, të marrin masat e nevojshme për të zbutuar pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimit të karburanteve.

Përmes një njoftimi për media, Konfindustria shpreh shqetësimin, duke theksuar se ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilësisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve.

‘Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krize të vërtetë energjetike  në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin.

Konfindustria do të paraqesë institucionalisht para vendimmarrjes politike, të shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë, paketën e kërkesave për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregut të karburanteve.

 Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare.

Më tej në deklaratën e Konfindustrias, thuhet se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë ndër më të lartat në gjithë Europën, përfshi edhe vendet shumë më të pasura të kontinentit.

Tregu i karburanteve është më i madhi në vend mbi 10% të PPB dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, industrive, biznesit, prodhimit vendor dhe qytetarëve shqiptarë, thekson Konfindustria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco