Padia në Kushtuese për pushtetin lokal, Braimllari: Ndryshimet i kthejnë bashkitë në prona private

Padia në Kushtuese për pushtetin lokal, Braimllari: Ndryshimet i kthejnë bashkitë në prona private

11:32, 03/10/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar si anti-kushtetuese ndryshimet e bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Mazhoranca në funksion të rrëmbimit të pronës publike, i hoqi fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë për çështje të rëndësishme të interesit publik, duke e zëvendësuar atë me votim të thjeshtë.

Ju kujtojmë, që ky ligj u miratua po nga rilindja për t’i dhënë fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë, si garanci për të shmangur abuzimet, për të përmirësuar vendimmarrjen si një mënyrë kontrolli dhe transparence për çështje me interes të madh publik duhej marrë vota e cilësuar, si një votë e cila përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve.

Ky ndryshim rrit abuzimin e kryetarëve të bashkive duke i kthyer bashkitë në prona private, si në rastin e teatrit kombëtar por dhe prona të tjera në të gjitha bashkitë e vendit të cilat po i jepen klientëve të qeverisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë aksionin e saj të drejtëpërdrejtë në mbrojtje të interesit publik. Iniciativa të tilla, të ligjeve anti-kushtetuese të kaluara nga një qeveri dhe parlament monist do të jenë pjesë e aksionit tonë opozitar. 

Kjo nuk do të jetë çështja e vetme që LSI do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne besojmë, se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor interesit publik dhe të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco