Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Vasili: Sovraniteti në rrezik, Rama po merr edhe emigrantët e paligjshëm të Anglisë!

Vasili: Sovraniteti në rrezik, Rama po merr edhe emigrantët e paligjshëm të Anglisë!

12:02, 03/10/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Për mbijetesën e tij politike Edi Rama është i gatshëm për gjithçka.

Mediat angleze zbulojnë skandalin!

Edi Rama do të marrë emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Angli që të qëndrojnë në Shqipëri deri sa te merret vendimi përfundimtar për ta.

Edi Rama që detyron qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi, shqyen dyert për gjithfarë refugjatësh anë e mbanë globit.

Politika shkombëtarizuese e Edi Ramës nuk ka të ndalur.

Deviza e tij është: të kthejë Shqipërinë në një ferr për shqiptaret dhe një parajsë për emigrantët e paligjshëm dhe çdo lloj të huaji tjetër qe nuk ka zë, nuk ka gojë, dhe nuk ka votë.

Këto janë ditë kritike për vendin, që qeveriset nga armiku më i egër dhe i pamëshirshëm i shqiptarëve Edi Rama.

Përballë këtij shkombëtarizimi, që nuk e kanë realizuar as pushtuesit më të egër të gjithë shqiptarët duhet të jenë bashkë.

Asnjë diferencë politike, fetare, krahinore dhe idesh nuk mund të na ndajë përballë një rreziku të tillë që i kërcënohet SOVRANITETIT.

Të gjithë në këmbë për të mbrojtur SOVRANITETIN.

#Te_gjithe_bashke_per_SORANITETIN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes03/10/2021 12:46

Të gjithë në këmbë? Me kë po flet o Vasil? Organizo protesta, dhe jo fjalime boshe sa për sy e faqe. Shqiptarët nuk ngrihen as për rritjen e çmimit të bukës e shtrenjtesës së produkteve të tjera! Ku jetoni ju? Babloku ia di mendjen këtij populli. Kush ishte për të ikur jashtë, iku, kush do të iki le të ikë, ata që do rrinë këtu do e gjejë mënyrën Rama si t'ua qepi gojë, ose do i blejë, ose do i kërcënojë me bukën e gojës me heqje nga puna apo heqje asistence etj. Juve të opozitës rilindja ju bleu e ju vodhi votat, dhe ju rrini sus e nuk bëni asnjë protestë, ju të LSI pranuat rezultatin si të kastruar, kurse Likja i 2 marsit qepi gojën. Lërini përrallat se u mësuan shqiptarët me ju!

Shto koment

Denonco