Edmond Spaho: Replikë e detyruar me 'Mitrolozin' e PD-së

Edmond Spaho: Replikë e detyruar me 'Mitrolozin' e PD-së

14:05, 02/10/2021
A+ Aa A-

Replikë e detyruar me Mitrolozin e Partisë.

Nga Edmond Spaho.

Në kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti.

Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim per gjëndjen katastrofike në të cilen ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe pergjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshëron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në rradhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë.

Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Cdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD.

Cuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

“Çfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve.

Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvënd dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm deputet. Kërkesës së tij për të konkuruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD.

Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t'i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që iu fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t'i rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.

Të fala!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci02/10/2021 21:15

Bravo Mond Spaho.Keshtu e duan servilet e peshtire te Bashes.Te gjithe te njohim ty dhe po fillojme te njohim edhe kete donzhuanin manekin

Nardi02/10/2021 17:25

I nderuar Mondi , nuk e kuptoj preokupimin tend dhe humbjen e kohes me replika me njeres si ky " mitrolozi qe meriten e vetme ne PD ka mesazhet qe ka shkembyer me z .Duma ne parlament . Ai edhe vete pa e kuptuar ju ka vene ne dukje meritat dhe kontributin tuaj ne Pd duke ju perfolur postet dhe funksionet tuaja per 25 vjet , po sikur te mundja ti drejtoja atij nje pyetje te drjrperdrejte , cfare merita paska ky jo mitroloz por nje paticke qe paska mare ne dore porosite e Lulushit per te anatemuar te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga Lul gjumashi apo pengmaresi i PD dhe i demokracise brenda partise . Sigurisht nje bythlepires recidivist i Bashes se po te qe per merita e pa dhe vete qe nga baza demokrate ne Korce nuk u zgjodh as per te qene kandidat per deputet dhe Basha e vendosi ne liste dhe ne vend te sigurt .Ndaj miqesisht te them kurseje kohen tende te vyer dhe perdore ne funksion te pergatitjes se Foltores ne Korce qe kur te vije Doktori ta shofin keta mitroloze apo paticka qe jane ne minorance ne Korce ashtu si ne gjithe Shqiperine . Te uroj te besh me te miren ne Kuvend per PD dhe lufte te panderprere per rezimin e Rames i cili po ri ne ate post edhe per merite te Bashes

Patrioti dt. 2 tetot 202102/10/2021 16:04

Te lumtë z. SPAHO. I ke dhene nje "shurup" te mire "mitralozit te Lulzim Bashes qe e gjithe Korça e di shume mire se Z.Salianji i mori votat dhe u be deputet nga baza qe sot mbeshtet e gjitha z. BERISHA. Por deputetit Salianji ja tha shume mire Znj. KOKALARI se duhet te pije qumesht qe te rritet...Turp te kete por ne Korçe të thone qe ai nuk gezon me respekt dhe nuk votohet dot neser ....

Shqiptari02/10/2021 14:19

SALIJANJI ESHTE USHTARI I BINDUR, SERVILI, BYTHELEPIRESI DHE KARAGJOZI I BASHES QE SI SHUME TE TJERE SI PUNA E KETIJ, EDHE SI VETE LULUSHI, HYRI NGA DRITARET E HALEVE TE PD, POR KURRE NUK KA QENE, NUK ESHTE DHE NUK DO TE JETE MITROLOZI I PD!!! PRANDAJ EDHE ANTARESIA DEMOKRATE E PD NE KORCE E RENDITEN TE FUNDIT NE LISTEN E PERFAQESUESVE TE TYRE KANDIDATE PER DEPUTETE TE QARKUT KORCE!!! PARTIA DEMOKRATIKE NUK KA NEVOJE PER LLAPAQENE PA DINJITET, PA PARIME DHE QE AS VETE NUK E DINE PSE JANE NE PD. PARTIA DEMOKRATIKE KA NEVOJE PER DEMOKRATE ME ZEMER DHE ME PARIME, INTELEKTUALE DHE PATRIOTE QE IU DHIMBSET SHQIPERIA DHE DEMOKRACIA, QE ASPIROJNE DHE LUFTOJNE PER NJE PARTI VERTETE DEMOKRATIKE DHE PER NJE SHQIPERI VERTETE DEMOKRATIKE DHE PERENDIMORE!!! PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TE PASTROHET SA ME SHPEJT NGA LULUSHI DHE LLAPAQENET, SERVILET, BYTHELEPIRESIT DHE NDYRESIRAT MATRAPAZE QE E KANE UZURPUAR PREJ 8 VITESH. DEMOKRATET DUHET TE DISTANCOHEN NGA NEVOJTORET E SHQUP DHE T'I BASHKOHEN FOLTORES DHE KAUZES DEMOKRATIKE TE DR. BERISHES LEGJENDAR DHE TE PATHYESHEM PERBALLE QELBESIRAVE SOROSIANE!!! KUSH ESHTE SOT DEMOKRAT I VERTETE DUHET TE DISTANCOHET SA ME SHPEJT NGA KUKULLAT E EDVIN RAMES DHE USHTARET E SOROSIT!!

Shto koment

Denonco