Meta: Skenar i zi për ta lënë Shqipërinë pa opozitë, shqiptarët s'do ta pranojnë kurrë

Meta: Skenar i zi për ta lënë Shqipërinë pa opozitë, shqiptarët s'do ta pranojnë kurrë

11:34, 02/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Pogradeci, zhvillimet e fundit politike në vend, në qeveri, tek opozita dhe ato lidhur me Presidencën e tij.

Z. Meta, pritet që më 14 tetor Komisioni i Venecias të japë një opinion për shkarkimin tuaj, a keni pasur kontakte me Komisionin e Venecias dhe a i druheni një shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese?

Presidenti: Jam shumë i zhgënjyer për pyetjen tuaj, sepse nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve sepse sjelljet e mia kanë qenë teresisht ne respekt të Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, por edhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit europian. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do ishte marre ne konsiderate Presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese.

A mund të kemi zgjedhje për bashkitë që nuk kanë?

Meta: Prej vitesh presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikëpamjen time është një çështje e qartë.

Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me "Foltoren" e tij? Takimet e tij që po bën me bazën apo dhe zhvillimet në PD të cilën ju e quajtët ‘krizë’…

Meta: Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Ato duhet t'i zhvillojnë debatet e tyre në respekt të demokracisë dhe normave demokratike. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada, nuk eshte dhene njehere e pergjithmonë ajo ka uljet e ngritje e saj në një sistem të caktuar politik dhe shoqëror, por edhe brenda forcave apo grupimeve politike. Shpresojme te gjithe t'i permbahen parimeve me bazike te demokracise.

S’e keni fshehur kurrë simpatinë për zotin Berisha. Po ai hedh akuza për bashkëpunim Rama - Basha në dëm të interesit kombëtar. Si i shihni këto akuza?

Meta: Nuk deshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. ato do te kemi kohë t'i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht. Janë çështje të tyre, mjaftojnë të respektojnë Kushtetutën dhe parimet demokratike.

A keni parë vendin me një opozitë kaq të dobët herë tjetër?

Meta: Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele, të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

Sot është mengjes lutjesh. Përse lutet sot Meta?

Meta: Lutem për burimin e gjithë forcës për të cilën ka nevojë çdo njeri e grupim apo shoqëri për të kaluar me sukses vështirësitë dhe bashkëjetesën shoqërore

Si e shihni vendimin e SPAK që nuk po heton patronazhistët?

Meta: I qëndroj vlerësimeve të ‘Transparency international’ dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco