Martin Henze i drejtohet Bashës: Dorëhiqu! Martin Henze në një protestë në vitin 2019 në krah të ish-Kryeministrit Berisha

Martin Henze i drejtohet Bashës: Dorëhiqu!

10:37, 02/10/2021
A+ Aa A-

Përjashtimi nga ana e Lulzim Bashës, i liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së duke shkelur statutin e kësaj partie, ka sjellë reagime të ashpra nga përfaqësues të partive europiane, që e kanë mbështetur fuqimisht deri dje kreun e Partisë Demokratike.   

Anëtari i CDU-së gjermane, i mirënjohuri Martin Henze, nëpërmjet një replike në Twitër i ka kërkuar haptazi pa mëdyshje, Lulzim Bashës, të japë arsyen për këtë shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj partie por edhe për dy të tjera më të rënda: Shkelje e Statutit, marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA.

Martin Henze shkroi në Twitter: “Më e rëndësishmja, Kryetari të japë dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, të marrëveshjes me Ramën dhe të transaksionit ilegal financiar në SHBA që u pasua nga një fotografi me Trump” ka shkruar politikani gjerman. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco