Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Berisha: Firmosni për thirrjen e Kuvendit, kryetari do të shkarkohet kur shpërfill forumet

Berisha: Firmosni për thirrjen e Kuvendit, kryetari do të shkarkohet kur shpërfill forumet

19:29, 01/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat u bëri thirrje shkodranëve që të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, duke theksuar se ai do bëjë ndryshime të mëdha.

“E shfrytëzoj rastin për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve të Shkodrës, që delegatët të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ne kërkojmë të mbledhim Kuvendin për të përcaktuar rregullat, të cilat të mos e katandisin PD-në në këtë gjendje ku jemi sot.

Ne do përcaktojmë në nenet e statutit, që një kryetar i cili vendos jashtë forumeve të partisë, shkarkon veten automatikisht dhe vendin e merr zëvendësi.

Ne do përcaktojmë sanksione të qarta, largimin e kryetarit të PD që humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Ne do të detyrojmë me statut kryetarin që në rast se humbet zgjedhjet lokale, t’i nënshtrohet votëbesimit të gjithë partisë.

Ne do të rikthejmë primaret, do të rikthejmë mekanizmin e numërimit të votave, do të rikthejmë të drejtën e propozimit tuaj. Do të vendosim standardet më demokratike që të fitojmë besimin e shqiptarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco