Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Poli Hoxha: Vrasja e efektivit pasojë e kanabizimit, këtu trafikantët nuk njohin ndëshkim!

Poli Hoxha: Vrasja e efektivit pasojë e kanabizimit, këtu trafikantët nuk njohin ndëshkim!

22:51, 30/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për procesin gjyqësor ndaj Saimir Tahirit dhe analizoi kanabizimin e vendit.

Hoxha theksoi se më 2015 deri më 2017 ka pasur plan të organizuar politik për kanabizimin e Shqipërisë. Ai shton se trafikantët në Shqipëri nuk njohin ndëshkim, por se mund të kthehen deri në biznesmenë të suksesshëm.

Poli Hoxha vlerësoi se edhe vrasja e efektivit Saimir Hoxha në Lezhë është pasojë e kanabizimit të vendit.

“Vendi u kanibizua si asnjëherë më parë, sidomos në kohën e Tahirit, por Tahiri vetë nuk mund ta bënte gjallë në botë. Shpërdorimi i detyrës së Tahirit është se që nga 2015 deri më 2017, në qytete të vogla do shikoje furgone të vogla, ku gratë punonin në ferma kanabisi. E gjithë kjo skemë nuk është hetuar. Kjo mund të hetohet edhe më shumë. Nëse hetohet roli i ministrit në këtë periudhë, jam i sigurt se del edhe Rama. Është bërë fajdja, ka tejkaluar bandat.

Vrasja e efektivit Saimir Hoxha është si pasojë e kanabizimit. Këtu trafikantët janë të lirë të kthehen në biznesmenë të fuqishëm, të investojnë më shumë. Është fiks periudha që kemi shkuar dorë e pare e kanabisit në Amerikë Latine dhe në Amerikën Qendrore. Në Holandë, të merresh me drogë, nuk merr dot leje ndërtimi. Atje nuk hap dot kompani. E për këto, këtu i ka fajet kryeministri. Trafikantët në vendin tonë janë shumë të fuqishëm. Këtu propagandë më të fuqishme bën qeveria, kështu që nuk ka pse të flitet për çështje që hiqen sikur janë politike. Nëse do ishte dëgjuar opozita, Tahiri do ishte dënuar 7 vjet burg sa Zagani”, u shpreh Poli Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco