Vasili: Përralla imorale për rritjen ekonomike ose shitje e sapunit për djathë

Vasili: Përralla imorale për rritjen ekonomike ose shitje e sapunit për djathë

18:35, 30/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka lëshuar shashkën e radhës, duke thënë se ka rritje të ekonomisë së vendit me 18 përqind.

Vasili thekson se kjo shifër e dhënë është të shesësh sapunin për djathtë, duke shtuar se ekspertët e ekonomisë e çmontuan kollaj këtë gënjeshtër propagandistike.

Postimi i Petrit Vasilit:

Perrallat imorale me rritje ekonomike 18% ose shitja e sapunit per djathe!

Qeveria leshoi sot, si perhere, shashken propagandistike te radhes, pra rritjen ekonomike medemek 18%.

Per ekspertet e ekonomise ishte shume e lehte per ta çmontuar nje perralle te tille.

Por edhe qytetari i zakonshem llogarite i ben vete dhe shume kollaj bile.

Renia me afersisht 12% per shkak te mbylljes nga Covid, dhjetra milion euro te shpenzuara per kurim nga qytetaret, parate e rindertimit , borxhi prej 1.3 miliard euro i marre nga qeveria shtojme ketu edhe ndertimet ku lloj lloj parash qe vijne erë futen ne to, te gjitha se bashku tregojne qe s'behet fjale per rritje ekonomike reale dhe kjo eshte propagande e paster dhe asgje me shume se kaq

Realisht pra s'ka ndodhur asgje thjesht propagande imorale.

As rritje reale dhe as te ardhura me shume ne xhepin e shqiptareve pra zero efekt mbi hallet kritike me te cilat perballet familja shqiptare.

Kjo propagande synon vetem qe shqiptaret te hane sapunin per djathe.

Ekonomia reale eshte ne gjendje katastrofike.

Shqiptaret jane deshperimisht me te varfer.

As çmimin e bukes, te bukes se gojes pra, kjo qeveri nuk jua mbron dot dhe cmimi vecse rritet.

Edhe kafen te vetmen gje kaq modeste, qe u ka mbetur shqiptareve jua shtrenjtuan.

Ne kohe pandemie shqiptaret kane shpenzuar mbi 150 milion euro ndersa qeveria rimburson 250 mije euro, kjo eshte e verteta.

Mijra familje, qe edhe ne kete moment perballen me pandemine, vazhdojne te shpenzojne qindra milion leke ne luften per jeten dhe shendetin.

18% rritje ishte vetem propagande imorale, qe kerkon te shese sapunin per djathe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco