Reciprociteti, Bushkolaj: Qeveria e Kosovës fitoi betejën e vetme, nuk u përkrah kurrë nga Tirana

Reciprociteti, Bushkolaj: Qeveria e Kosovës fitoi betejën e vetme, nuk u përkrah kurrë nga Tirana

17:05, 30/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv, Elkier Bushkolaj, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Bushgjokaj thekson se qeveria e Kosovës e fitoi betejën me reciprocitetin e vetme, duke shtuar se Kurti nuk u përkrah kurrë nga Tirana.

“Vuçiç është një hipokrit që e quan fitore çështjen e reciprocitetit. Kjo është në fakt fitore e Kosovës. Qeveria e Kosovës fitoi një betejë e vetme, nuk u përkrah kurrë nga Tirana. Politika serbe ka qenë me dy fytyra, Vuçiç viktimizohej para BE-së dhe vartësit e tij shanin Albin Kurtin.

Kosova për disa vjet shtet ka arrritur të vendosë reciprocitet ndaj Serbisë e Shqipëria nuk ka vendosur reciprocitet ndaj Greqisë. Edhe BE është ndërgjegjësuar për këtë problem, edhe SHBA po luan rol shumë aktiv. Uroj që reciprociteti të vijojë edhe në fusha të tjera. Kjo se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta, kurse shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk gëzojnë shumë të drejta”, u shpreh Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t30/09/2021 18:46

Sa te jete ne pushtet edligesia,kosova do jete e vetme ne luften e saj.

Shto koment

Denonco