Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lajçak jep lajmin: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

Lajçak jep lajmin: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

12:36, 30/09/2021
A+ Aa A-

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak.

Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak duke filluar nga e shtuna.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco