'Lobimi rus në SHBA'/ Gazetari Saraçi: Padia ndaj Kokalarit e kthen Bashën të pandehur!

'Lobimi rus në SHBA'/ Gazetari Saraçi: Padia ndaj Kokalarit e kthen Bashën të pandehur!

21:46, 29/09/2021
A+ Aa A-

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka ngritur një pyetje delikate rreth situatës së fundit të krijuar mes aktivistes shqiptare në SHBA Evi Kokalari dhe Lulzim Bashës.  

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saraçi shkruan se Basha nuk do ta mbajë premtimin për ta paditur në gjykatë Kokalarin, siç paralajmëroi zyra e shtypit e PD, pasi sipas tij një gjë e tillë do ta kthente atë në të pandehur.

Kreu i PD u akuzua prej Kokalarit se ka mbyllur dosjen e financimit rus në këmbim të vendimit për largimin e Sali Berishës.

‘A do e mbaj fjalën Basha?! Pasi një aktivizim i Prokurorisë për çdo detaj të kësaj çështje do të pasonte automatikisht rihetimin e pjesës së mbetur të dosjes dhe leterporosia e dërgur në Rrugën e Elbasanit me firmë të Etilda Gjonajt do të duhet të dorëzohet tek Brraka me doemos!’, vijon më tej gazetari Saraçi.

Postimi i plotë i Romir Saraçit:

Lulzim Basha ka deklaruar se do te bej padi penale per shpifje ndaj Evi Kokalarit, ne lidhje me deklaratat qe aktivistja beri per hetimin ndaj tij per lobimin rus dhe Nick Muzin! A do e mbaj fjalen Basha?! Pasi nje aktivizim i Prokurorise per cdo detaj te kesaj ceshtje do te pasonte automatikisht rihetimin e pjeses se mbetur te dosjes dhe leterporosia e dergur ne Rrugen e Elbasanit me firme te Etilda Gjonajt do te duhet te dorezohet tek Brraka me doemos! Madje madje do te sillte nevojen e hetimit edhe te Prokurorit te Apelit Nezir Gjoka, i cili diten e fundit te afatit per te bere rekurs te dosjes “Basha”ne Gjykaten e Larte, zgjodhi te jepte doreheqjen duke u djegur edhe kolegeve afatet qe te mund ta Apelonin! Pra drejtesia nuk qenka shprehur perfundimisht!… etj…etj e pastaj thoni c’hyne Don Agaci e Gaz Bardhi… Por Basha nuk e mban fjalen. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco