VIDEO/ Nard Ndoka: Për Lulzim Bashën, dorëheqja do ishte kapak floriri

VIDEO/ Nard Ndoka: Për Lulzim Bashën, dorëheqja do ishte kapak floriri

18:18, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për zhvillimet e brendshme brenda PD-së.

Ndoka thekson se tashmë Lulzim Bashës, edhe dorëheqja do i dukej një kapak floriri.

'Për mua, Lulzim Basha ka dy rrugë. Rruga e parë që do i jepte atij një lloj rehabilitimi është dorëheqja.

Ai e kupton se është në kufijtë e pamundësisë për të tejkaluar tufanin që ka përballë dhe nëse ai ka nuhatje politike, nëse ai ka paksa moral, karakter, unë do i sugjeroja si mik, se nuk jam prishur me të, se dorëheqja do ishte kapak floriri për të.

Njeriu përballet dhe shikon edhe këtë mundësi. Pjesa e dytë është të presim shkarkimin.

Nuk mund të jetë ai kryetari i PD-së. Me ketë bazë që ka PD sot, kurrë nuk do ketë besimin e bazës së Partisë Demokratike, imagjinojeni besimin tek qytetarët e më gjerë. Andaj, Berisha sot ka një fat të rënë nga qielli', deklaroi Ndoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet23/09/2021 21:51

O NARDO TI SE BASHKU ME SALIUN TRITANIN FATMIRIN DASHIN DUHET ME DITE SA ESHTE BOLL, IKNI SE KENI PERFITU MBI GJAKUN E SHQIPTAREVE, SHPRESOJ QE MOS TJU KTHEHET KJO NE FAMILJEN TUAJ SE ATO JANE PA FAJ, POR NDAJ JUSH DUHET PATJETER TE FILLOJ DREJTESIA SE JU VETE NUK IKNI, NUK PASKENI PAS UJE NE SY KAQ TE PAFYTYRE JENI JU SE BASHKU ME KRYE TE PAFYTYRIN SALI RAM BERISHEN QE MBAN MBI SUPE NJE MAL ME TE KQIJA QE I KA BO SHQIPTAREVE , POR ESHTE NJE SHPREHJE "RUAJU GJARPERIT NGA KAFSHIMI KUR ESHTE DUKE NGORDHUR" FUCK YOU ALL!

Shto koment

Denonco