Takimi me drejtuesit e degëve/ Basha ia vë veshin Berishës: Prioritet ‘Reforma Territoriale’

Takimi me drejtuesit e degëve/ Basha ia vë veshin Berishës: Prioritet ‘Reforma Territoriale’

17:13, 22/09/2021
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës, por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco