Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Tensionet në Mal të Zi, Gegaj: 5 shtatori do mbetet në histori, u rrezikua destabiliteti i rajonit

Tensionet në Mal të Zi, Gegaj: 5 shtatori do mbetet në histori, u rrezikua destabiliteti i rajonit

18:34, 14/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Nikollë Gegaj, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për protestat në Cetinje, për shugurimin në manastir.

Gegaj theksoi se 5 shtatori do të mbetet në histori, duke shtuar se rrezikohet destabiliteti rajonal.

“Data 5 shtator do të mbetet në historinë e Malit të Zi si një turp i madh, por edhe në historinë e ortodoksisë. Është e turpshme shumë që një mitropolit, që të hyjë në Manastir në Cetinjë, me helikopter, se kishte protestues. Protestuesit ishin kundër shugurimit të tij në Cetinjë. Kjo ishte orkestruar nga Vuçiç dhe kisha serbe.

Shugurimi i mitropolitit mund të bëhej kudo, por u bë në Cetinjë, sepse është simbol shtetëror i qytetarëve të Malit të Zi. Dëshirohej destailizimi i rajonit, sepse politika Vuçiç – Dodik – Putin është e njohur për destabilitet. U dëgjuan këngë urrejtëse ndaj shqiptarëve, kur këndohej “Kur të kthehet ushtria në Kosovë e Prokuroria duhet të veprojë”, deklaroi Gegaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco