Djemtë janë më të rrezikuar nga vaksina Pfizer se nga Covid-i

Djemtë janë më të rrezikuar nga vaksina Pfizer se nga Covid-i

20:30, 10/09/2021
A+ Aa A-

Djemtë e shëndetshëm janë më të rrezikuar nga vaksina e Pfizer se nga koronavirusi.

Kështu raporton e përditshmja britanike, Guardian. Ajo i referohet një studimi të kryer në SHBA.

Sipas këtij studimi, djemtë kanë më shumë gjasa që të shtrohen në spital nga efektet anësore ët vaksinës së Pfizer, që shkakton inflamacion të zemrës, sesa nga vetë Covid-19.

Analiza e tyre është bazuar te djemtë nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Të dhënat tregojnë se ata kanë gjashtë herë më shumë gjasa që të përfundojnë në spital me miokardit nga vaksina sesa nga koronavirusi.

Gazeta shkruan se diçka e ngjashme është parë edhe te vaksina e Moderna.

Lajmi vjen në një kohë kur prodhuesit e vaksinës së Pfizer kanë deklaruar se duhet bërë edhe doza e tretë, nëse duhet të vendoset nën kontroll virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/09/2021 21:45

VAKSINAT JANE NJE EKSPERIMENT ANTINJEREZOR, KUNDER TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT! PRA VAKSINIMI QE PRODHON KETO PASOJA FATALE AKTUALISHT TE NJOHURA DHE ME SHUME PASOJA TE RENDA APO EFEKTE ANESORE TE PANJOHURA NE TE ARDHMEN E AFERT DHE TE LARGET KONSIDEROHET SI NJE KRIM I PASTER KUNDER NJEREZIMIT!!! PSE DUHET TE BESOJME?? PSE DUHET TE BESOJME KUR AS VETE PRODHUESIT NUK JANE TE SIGURTE SE CFARE PASOJASH KANE KETO VAKSINA NE TE ARDHMEN??

Shto koment

Denonco