Betejë pa kompromis kapjes së shtetit, kjo është detyra mbi detyrat e opozitës!

Betejë pa kompromis kapjes së shtetit, kjo është detyra mbi detyrat e opozitës!

09:33, 07/09/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do të thotë shkatërrimi i demokracisë, i thelbit të pluralizmit, që siguron balancen dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjetër që do ti bënte shqiptarët të ndiheshin mirë në atdheun e tyre.

Çdo luftë opozitare fillon nga këtu!

Pa luftuar kapjen, çdo hap i metejshëm është varrosje e çdo mundesie për një demokraci të vertetë dhe funksionimit të parlamentarizmit, për barazi përpara drejtësisë, për treg të lirë dhe konkurencë të ndershme në Shqipëri.

Kapja e Drejtësisë, Zgjedhjeve dhe Ekonomisë është TRINOMI i rrembimit të shtetit nga Rama dhe rilindja ndaj:

1. Hetimi dhe nxjerrja deri në një e pergjegjësive të rilindjes për shkatërrimin dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi si dhe autorëve rilindas me Ramën në krye të kapjes së Drejtësisë është detyre kryesore e opozitës.

2. Hetimi deri në fund i zgjedhjeve të 25 prillit dhe nxjerrja e përgjegjesive shumë të rënda, që bien mbi Ramën në veçanti dhe rilindjen në përgjithsi për kapjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve është detyrë mbi detyrat e opozitës përballë shqiptarëve të cilëve u është grabitur vota dhe interesi kombëtar dhe ai privat.

3. Hetimi deri në fund i Koncesioneve shkatërrimtare të miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 është detyrë dhe detyrim madhor ndaj shqiptarëve për zbardhjen e grabitjes më të rëndë, që i është bërë interesit publik dhe kombëtar në keto tridhjetë vite pluralizem dhe ku afera si Porti i Durrësit të kundërshtuar me forcë edhe nga BE si dhe ligjet e komisionuara nga oligarkët janë kulme të kapjes së shtetit.

Hetimi deri në fund i kapjes së shtetit dhe identifikimi i të gjitha përgjegjësive penale dhe politike, që bien mbi Ramën dhe rilindjen është rruga e vetme e aksionit të vertetë të opozitës

Shmangia nga këto tre çeshtje madhore, që janë kapja e drejtësisë, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomisë përmes koncesioneve e grabitjeve kriminale të parave dhe interesit publik në tëresi është realisht krijimi i alibive për legalizimin e kapjes së shtetit nga Edi Rama, që do të thotë vazhdim i rrënimit të vendit, shpopullimit dhe ç'kombetarizimin të tij.

Vetëm në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj për mbrojtjen deri në fund të interesit publik dhe kombëtar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.

Kjo është edhe rruga e mundesia e vetme edhe për krijimin e një lloj besimi se parlamentarizmi mund të funksionojë dhe se marreveshjet për reforma të caktuara edhe mund të kenë shanse, që të funksionojnë në të ardhmen.

#LUFTËPAKOMPROMISKAPJESSËSHTETIT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco