Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel në hotelin luksoz, të tjerët në QS

Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel në hotelin luksoz, të tjerët në QS

11:35, 28/08/2021
A+ Aa A-

Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë që ia kanë dalë të largohen nga Afganistani duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e sulmeve atje. Mes kamerave, pritjes ceremoniale të ambasadores Yuri Kim, ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Edi Rama, 275 afganë tashmë janë të sigurtë, dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Por ajo që ka kaluar pa u kuptuar edhe në këtë rast është diferencimi mes të barabartëve si shprehje e formës së pushtetit ku vendos vetëm një njeri. 

Grupi i parë i afganëve prej 121 afganë u strehuan në një resort luksoz tek Mali i Robit në Kavajë. Të nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë, grupi prej 121 afganë bashkë me familjet e tyre ishin punonjës në Afganistan të Fondacionin të Sorosit “Shoqëria e Hapur”. Siç e do edhe zakoni, kryeministri shkoi edhe në mbrëmje, ku fëmijëve afganë iu dhuroi lodra. Mediat sociale nuk lanë pa pikasur faktin se refugjatet e vendosura aty mbanin veshur marka të njohura si Gucci dhe Chanel. Mund të jenë false? Ndoshta, por dihet se korrupsioni masiv i OJF-ve në Afganistan është nënvizuar nga shumë raporte ndërkombëtare.

Në mbrëmje, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i afganëve. Aktivistë dhe qytetarë u pritën nga treshja Kim-Xhaçka-Rama dhe menjëherë u dërguan në ambientet e konvikteve në Qytet Studenti. 

“Shtëpia e shqiptarëve është e mikut dhe Zotit”, citoi Edi Rama Kanunin e Lekë Dukagjinit 3 netë më parë në CNN. Por kur shohim këto pamje, vëmë në dyshim citimin, shkruan Dosja. A u pritën afganët me Kanunin e Lekë Dukagjinit apo me atë të Edi Ramës? Pse grupi që ka punuar për Fondacionin e Soros u çua në hotel luksi dhe të tjerët në konvikte? Kush e ndau se kush janë më të rëndësishëm, më të rrezikuar, më të pasur apo më të varfër? A ka një strategji të vendosjes së afganëve në Shqipëri në bazë të komunitetit përreth zonës ku ata vendosen?

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sapiens28/08/2021 17:42

Kodi i Hamurabit (1776 para eres se re), pranon se rendi social babilonas eshte i percaktuar nga hierarkite: njerez superiore, njerez te zakonshem dhe skllever, ne ndryshim nga Kodi/ dokumenti themelues amerikan i cili thote se te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe kane pajisur nga Zoti me disa te drejta te lindura (psh jeta) … kam pershtypjen se kodi gati 4,000 vjecar i Hamurabit eshte me aktual se deklarata 300 vjecare e pavaresise

Daj Jaku28/08/2021 14:12

Punonjësit e përpunuar nga Sorosi për të qenë elita udhëheqëse e lumpen proletariatit të Botës së re neokomuniste, nuk mund të strehohen në të njejtat kondita me “llumin” e tufës së bagëtive. Na rroftë partia socialiste që vetëm socialiste nuk është. Një parti që shitet si “socialiste” dhe në fakt është diktaturë e një sulltani dhe që e ndan popullin në klasa armike, çfarë është? Gjejeni vetë se kush lshtë fashiokomunuzmi i ri ku jemi zhytur. U ndanë edhe refugjatët afganë në të preferuarit nga një anë dhe në llumn e emigracionit nga ana tjetër. Kush po e qeveris faktikisht Shqipërinë? Hebreu Soros… o Hitler.

Sapiens28/08/2021 13:23

Kodi i Hamurabit (1776 para eres se re), pranon se rendi social babilonas eshte i percaktuar nga hierarkite: njerez superiore, njerez te zakonshem dhe skllever, ne ndryshim nga Kodi/ dokumenti themelues amerikan i cili thote se te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe kane pajisur nga Zoti me disa te drejta te lindura (psh jeta) … kam pershtypjen se kodi gati 4,000 vjecar i Hamurabit eshte me aktual se deklarata 300 vjecare e pavaresise

Sapiens28/08/2021 12:04

Shto koment

Denonco