Alibia/ Rama pranon se Policia e Shtetit ka për tutor krimin, fajëson shefat e komisariateve

Alibia/ Rama pranon se Policia e Shtetit ka për tutor krimin, fajëson shefat e komisariateve

10:55, 08/07/2021
A+ Aa A-

Pas riciklimit dhe lëvizjeve paralele që u bënë ditët e fundit për drejtorët e qarqeve në Policinë e Shtetit, Edi Rama, iu është vërsulur shefave të komisariateve duke folur kundër tyre me gjuhë të ashpër.

Por akuzat e tij shkuan deri në këtë nivel, ndërkohë që nga përgjimet e fundit që dolën pas operacioni “Shpirt”, krimi i organizuar kishte mbërritur deri te shoqëruesit e ministrit të Brendshëm dhe te drejtori i trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme.

Ai deklaroi se pronarët e  lokaleve më bregdet (përmendi rastin e përplasjes me armë në Sarandë)  sfidojnë ligjin dhe shtetin duke i kanë kthyer shefat e komisariateve në tutorë të veprimtarisë së tyre dhe i tërheqin për hunde.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë për abuzim që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Ua them unë kush janë këta. Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformë që tërheqin për hunde policë dhe shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm".

"Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë dhe jo me masa ordinere. Përjashtim imediat dhe ndëshkim penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjësinë për sakatimin e njerëzve në lokal në 1 të natës, përveç atyre që e kanë lejuar? Një sfidë ndaj ligjit dhe qytetarit të mirë. Në mes të qytetit.

Sot ne jemi përballë edhe ca faktesh të ekspozuara nga veprimtaria e disa eksponentëve të Policisë së Shtetit të së shkuarës jo të largët, të implikuar në veprimtari kriminale. Është shumë pozitive që këta individë ekspozohen dhe marrin atë që meritojnë, por është shumë domethënëse për të kuptuar se çfarë duhet të mbrojmë, ruajmë dhe parandalojmë në trupin e Policisë së Shtetit".

"Nga ana tjetër, nuk e di në cilin vit kemi hyrë tani, por me një llogari të thjeshtë është viti i disatë, kur ne shikojmë me keqardhje që Policia e Shtetit dhe drejtuesit kryesor të saj në nivel vendor akoma nuk e kanë përvetësuar plotësisht dhe nuk e kanë bërë pjesë organike të punës së tyre misionin e mbrojtjes së territorit në çdo aspekt. Ka qenë një problem i madh i gjithë administrimit dhe menaxhimit tonë të shtetit për dekada ndarja e Policisë së Shtetit nga ky mision. Ne e kemi njësuar këtë mision me Policinë e Shtetit në të gjithë aspektet e cënimit të pronës publike dhe të mjedisit. Për cilën arsye në botë ne duhet të kemi akoma shfaqje të ndërtimeve pa leje? Vetëm për një arsye, korruptimi i punonjësve të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi në krim".

"Megjithëse në mënyrë të përsëritur e kemi nënvizuar, që është e turpshme, e frikshme, e pagëlltitshme, që strukturat e policisë në territor të shpenzojnë energji, kilometra, kohë për të shkuar e për të futur në telashe e ndjekje penale fshatarë që rregullojnë avllitë, ndërkohë që para syve të tyre dhe me miratimin e pjesëmarrjen e tyre në korrupsion hidhet beton në pjesët më të bukura të trupit të vendit tonë. Kultivohen puçrra me qelb në trupin e bukur të Shqipërisë.

Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton. Çfarë bën Policia e Shtetit në ato kuadrate që janë të ndara qartësisht mes komisariateve? Kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi, ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë dhe ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë, ditë, javë të tëra. Është krim i përcaktuar si i tillë e zeza mbi të bardhë në Kodin Penal të Shqipërisë. Është si çdo krim tjetër, madje me dënime shumë të rënda. Dhe këto skema krimi zhvillohen në sytë e policëve, që kanë detyrimin ligjor të veprojnë menjëherë. Kjo nuk ka asnjë emër tjetër. Emri është korrupsion, ryshfet, bakshish, neveri, shëmti!”, deklaroi Rama mes të tjerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/07/2021 11:50

KY ËSHTË KRYEKRIMINELI I SHQIPËRISË! E GJITHË HIERARKIA E MINISTRISË SË BRENDSHME QË NGA MINISTRI, ZËVENDËSAT E TIJ POLITIKË, DREJTORËT E DREJTORIVE TË QARQEVE, SHEFAT E KOMISARIATEVE E DERI TEK SHEFAT E SEKTORËVE TË STRUKTURAVE HETIMORE DHE OPERACIONALE TË POLICIVE NËPËR RRETHET DHE QYTETET E SHQIPËRISË, PROPOZOHEN, CAKTOHEN DHE MIRATOHEN NGA NARKO-BANDAT MAFIOZE NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË DHE EMËROHEN ZYRTARISHT NGA VETË SATRAPI I SURRELIT! DERI DJE I MBURRTE, I BËNTE HERONJ, I BËNTE SHQIPONJA DHE SKIFTERË, NDËRSA SOT, PASI KA DËSHTUAR NË ÇDO DREJTIM, BËN SPEKTAKLE DHE SHOW MEDIATIK, DEMAGOGJIK DHE PROPAGANDISTIK PËRPARA KAMERAVE DHE PUBLIKUT, SA PËR TË SHPËTUAR BYTHËN E VET TË QELBUR NËN POTURRE, DUKE I FAJËSUAR, DUKE I AKUZUAR DHE DUKE I SHITUR PA PIKËN E TYRPIT DHE TË PËRGJEGJËSISË MORALE, POLITIKE DHE SHTETËRORE! POR NUK ËSHTË FAJI I RAMËS, JANË KUSURET DHE MASKARALLËQET E NDËRKOMBËTARËVE DHE AMBASADOREVË MË TË KURRUPTUAR NË TIRANË!

Shto koment

Denonco