Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Rama: Keqardhje për Metën, 90% e shqiptarëve duan shkarkimin e tij

Rama: Keqardhje për Metën, 90% e shqiptarëve duan shkarkimin e tij

12:35, 09/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi shkurt në Kuvend se Ilir Meta duhet shkarkuar si president pasi ka tradhtuar misionin e tij. 

Ndryshe nga koha që kishte kërkuar prej 30 minutash, Edi Rama e ka mbyllur shpejt fjalën e tij për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ndjen keqardhje, por i ka humbur të gjitha shanset që të kthehet në binarët e kushtetutshmërisë.

FJALIMI I RAMES

Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare.

Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore.

Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir,  por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti.

Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalën për të si president kanë mbaruar.

Tani të flasë parlamenti me votë. ?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/06/2021 15:08

Ate 90 % ta thote mendja jote e drogume,se ata deputete qe te puthin b....ty perfaqesojne vetem 104 persona .O plehre e ndyre ,ti do ti hash m....Presidentit,por shume shpejt do e marresh vesh se shkarkimin e kujt do shumica e shqiptareve

pipo09/06/2021 14:52

Nese 90% e shqipetareve duan shkarkimin e presidentit z.Meta, atehere me 100% ti nuk duhet te jesh me kryeminister i Shqiperise.

Skrapari09/06/2021 14:11

Shume shpejt do ta hash ate qe hane grate, me dhimbje te madhe o Edvin Kellira

Gj 09/06/2021 13:35

Kush i tha Rames se 90 %duan shkarkimin e Metes kush mendja e vet , jo shoku Rama me par duam shkarkimin tend .ok

Mirfa09/06/2021 13:34

99% e popullit votoi Ppsh 90% e siperfaqes nuk ka hashash 90% do reformen ne drejtesi 90% e popullit nuk e do ilir meten Po ndryshone njehere te vetme o njerez bane 88 se na lodhet Se nese ka vlere perqindja mendimi im Edi Rama eshte 99% skizofren plus 1% i droguar

Shqiptari09/06/2021 12:57

NUK ËSHTË FAJI I YT, JOOOOOOOOOOOO! ILIR META JO VETËM QË DUHET SHKARKUAR SI PRESIDENT POR DUHET BURGOSUR PËR JETË! - DUKE TË BËRË TY MINISTËR TË KULTURËS - DUKE TË BËRË TY KRYETAR TË BASHKISË SË TIRANËS - DUKE TË BËRË TY KRYEMINISTËR TË SHQIPËRISË NË 2013 - DUKE BËRË LALI PLEHUN KRYETAR TË BASHKISË SË TIRANËS PËR KËTO "BËMAT" E TIJ ILIR META NUK I KËRKOI KURRË FALJE POPULLIT SHQIPTAR. SOT NE PO SUNDOHEMI NGA REGJIMI I SATRAPIT TË SURRELIT VETËM PËR SHKAK TË PAZAREVE MAFIOZE E TË TURPSHME TË ILIR METËS. ILIR META ME TË VËRTETË E KA TRADHËTUAR MISIONIN POLITIK TË LSI, E KA TRADHËTUAR PD DHE DR. BERISHËN, QË IA FALI BURGUN NË 2012, E KA TRADHËTUAR KAUZËN DHE IDEALET E STUDENTËVE TË DHJETORIT 1990, E KA TURPËRUAR BREZIN E VET QË SAKRIFIKUAN GJITHÇKA E NUK FITUAN ASGJË. ILIR META KA BËRË POSHTËRSINË MË TË MADHE NË HISTORI, PAS FATOS NANOS, QË NA SOLLI NË PUSHTET EDI RAMËN DHE BANDËN E TIJ!! ILIR META KA TRADHËTUAR 90% TË SHQIPTARËVE DUKE U BËRË MIK ME EDVIN RAMËN!!! PRANDAJ AI DUHET TË SHKARKOHET URGJENTISHT UNANIMISHT 100% NGA PARLAMENTI DHE T'I DORËZOHET ORGANEVE TË DREJTËSISË DHE TË HETOHET NGA CIA SEPSE NË SHQIPËRI NUK EKZISTON AKOMA DREJTËSIA!!!

Shqiptari09/06/2021 12:41

90% E SHQIPTARËVE DUAN BURGOSJEN TËNDE PËR TË GJITHË JETËN! 100% E HAJDUTËVE, MAFIOZËVE, TË KORRUPTUARVE DHE KRIMINELËVE DUAN MANDATET E TUA TE 3, 5, 6, E ME RADHË!

Shto koment

Denonco