Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Gara për kreun e PD, Basha: As demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën

Gara për kreun e PD, Basha: As demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën

17:14, 01/06/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha, i cili po kandidon në zgjedhjet e 13 qershorit për të mbajtur këtë pozicion, ka zhvilluar ditën e sotme takime me strukturat në Lushnje, Patos dhe Divjakë.

Sipas Bashës, 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën.

‘Prandaj ne do përdorim çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ne nuk do ndalemi deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi!’, shkruan Basha në Facebook.  

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me demokratët e Lushnjës, Patosit dhe Divjakës, forca e të cilëve më mbush me krenari. Së bashku dolëm në këtë betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari që përdori çdo paligjshmëri për të penguar, vetëm përkohësisht, ndryshimin. 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën. Prandaj ne do përdorim çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ne nuk do ndalemi deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi!/ A.Z/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco