Fleckenstein: Kam shumë respekt për Berishën, por nuk besoj përrallat me Soros as këtu e as në Shkup

Fleckenstein: Kam shumë respekt për Berishën, por nuk besoj përrallat me Soros as këtu e as në Shkup

12:49, 22/02/2017
A+ Aa A-

Raportuesi në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka mbajtur një konferencë për median në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Që në fillim të fjalës së tij, ai ka marrë në mbrojtje ambasadoren, Romana Vlahutin duke u shprehur se reforma në drejtësi nuk është një betejë private e saj, apo e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Më pas Fleckenstein nuk ka ngurruar të komentojë edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përfaqësues sorosianë në Tiranë, komente të bëra mbrëmë në një emision televiziv.

Më poshtë keni fjalën e plotë të Knut Fleckenstein:

“Kjo që do të them nuk ka të bëjë me një kryeministër apo udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka edhe keqkuptime. Por kjo nuk është një beteje private e Donit, Romanës apo Knutit, po ne jemi ama tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet  e BE dhe autoritetet e SHBA.

Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.

Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët. 

Kjo reformë nuk bëhet që të na kënaqë, ne as për zotin Junker apo zonjën Merkel, por e gjithë kjo bëhet për të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë që ata të kenë prokurori dhe gjykata më të mira. Ne të gjithë e dimë se kjo është bazamenti dhe themeli i gjithë asaj që bëjmë ne që të jetë e suksesshme lufta kundër krimit të organizuar.

Pas miratimit të reformës, tani të gjithë duhet të tregojnë se e gjithë ajo ka qenë prej vërteti dhe ne të gjithë e dimë se procesi i Vetingut është kyç. Nga ky proces keni për të parë që ka një numër njerëzish që janë punëtorë dhe të mirë.

Ne po ashtu biseduam me ministrin e Drejtësisë dhe ministren e Integrimit Evropian dhe menduam se mund të ketë disa probleme teknike, siç mendojnë ata dhe mund të na duhet një lloj marrëveshje apo dakortësie ndërmjet BE-së nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër.

Meqenëse të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë, ministrja e Integrimit ka të drejtë kur thotë se këto probleme mund të zgjidhen brenda dy ditësh. Ne jemi këtu që së bashku me të gjithë politikanët shqiptarë të përgjegjshëm të luftojmë për këto synime të përbashkëta.

Unë nuk do të ndërhyj, as do të bëjë komente për protestën që po bëhet sepse kjo është çështje e brendshme dhe natyrisht që është e drejta e opozitës që të protestojë.

Bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë, mënyra jo e duhur, sidomos për ata zgjedhës që kanë votuar për deputetët e Kuvendit. Ndaj u kërkoj kolegëve, miqve të mi në PD, që ata të vazhdojnë të bëjnë atë që është e nevojshme, por të kthehen në punë. Madje ju siguroj se ky nuk është vetëm mendimi i Knut Fleckenstein apo i Mogherini apo i Vlahutin, por i të gjithë neve.

Në mënyrë që ne të ndajmë ndarjen 50 me 50 në komisione, u them kolegëve të mi të PD “mos na jepni ndjesinë se e keni keqpërdorur këtë” ndaj minimalja që ju kërkoj është që të shkoni në komisione dhe mos ndaloni procesin e Vetingut apo rivlerësimit apo Reformën në Drejtësi.

Më lejoni të them pak fjalë për zgjedhjet. Natyrisht që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Do të jap katër shembuj. Ashtu si në të gjitha vendet në fakt, transparenca përsa i përket financimit  ka rëndësi, kush i ka dhënë fonde apo para partive për fushatën e tyre.

Ka dhe rregulla të caktuara edhe për median gjatë fushatës që të shikojnë se cilat janë aktivitetet që kanë vërtet partitë politike.

E di që ka pasur diskutime për sanksione apo gjoba për blerjen e votës. E rëndësishme më duket edhe çështja gjinore.

Ne kemi dëgjuar nga ODIHR që nga njëra zgjedhje në tjetrën janë bërë hapa përpara dhe ne tani të gjithë mendojmë që të bëhen hapat e tjerë të mirë përpara. Unë kam besim që ne kemi një panoramë tejet të qartë për zgjedhjet. Kjo për arsye se do të kemi OSBE/ODIHR si dhe ojq nga Shqipëria që do të vëzhgojnë zgjedhjet.

Në fakt u bë kohë që ne flasim për çështjen e dekriminalizimit. Dhe tani partitë politike duhet ta tregojnë qartë këtë gjë se e kanë me të vërtetë këtë gjë për kandidatët e tyre me listat e tyre për zgjedhje. Unë mendoj se të gjithë votuesit në Shqipëri duhet të shikojnë me imtësi listat e deputetëve jo një, por dy herë dhe të mos votojnë për ndokënd që është kriminel. Ama vërtet shpresoj që partitë politike do ta bëjnë punën e tyre siç kanë rënë dakord me ligjin përkatës. Është një shprehje amerikane që “deri tani kemi dëgjuar fjalë e tani duam të shikojmë vepra” e në fakt tani është momenti që të gjithë ata që kanë pasur mundësinë të tregojnë që atë votuan pro, ta bëjnë në realitet.

Unë e kam dëgjuar shumë fjalën dinjitet dhe jam dakord me të gjithë ata që këtu nuk bëhet fjalë për dinjitetin e politikanëve, por të qytetarëve dhe të drejtat e qytetarëve në Shqipëri. Shpresoj se kur të kthehem sërish në shtator në Shqipëri ju të keni pasur zgjedhje të mira dhe që të mos ketë ndaluar zbatimi i Reformës në Drejtësi që ne pastaj të ndërmarrim hapat e tjerë. Dhe unë vërtet mendoj se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë këtë gjë dhe unë do të bëj pjesën time”.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar22/02/2017 14:17

O Shoku Knut SORRIST JE DHE PIKE .MOS I DIL NE MBROJTJE SHOQES FLOKEKUQE DHE LUSE SE DHE ATO ASHTU JANE TE SORROSIT.

Tirana22/02/2017 14:02

Doktorit i vjen anash ti or miku im prej europe .

roshi22/02/2017 13:51

ceshtja soros qenka perralle!!! berisha mos te flase me per soros?! thote ky sorosiani ?apo ?njoranti?? apo i cmendur? tahiri me i besueshem se liderat fetare! thote ky i cmenduri qe kemi ne krye te qeverise sipas ketij burokrari te PE,edhe administrata trump nuk duhet te flase per soros,dhe nuk duhet te merret me soros,kur ky mbledh gj?the oligarket qe financuan h?lar?n me te vetmin qellim per te penguar administraten Trump dhe kete gje e bejne hapatzi, mjere ne qe kemi ngelur tere kohen ne vartesi te ketyre burokrateve te evropes ,dhe qe nuk jemi ne gjendje ti zgjidhim vete problemet tona

krasasi tp22/02/2017 13:46

z.Knut.Ju jeni nje politikan dhe si perfaqesues politik i BE do flisni ne gjuhen "politikance".z.Berisha mbreme foli shqip.Duke ju falenderuar per moderimin e politikes shqiptare dhe raportet pozitive qe ke percjell ne Bruksel per gjendjen ne Shqiperi dhe impaktin qe sjellin keto vleresime per perafrimin ne Be, na lejo te shprehemi se: 1.z.Berisha si lider historik i PD nuk mund te jete varrmihes i saj.Qendrimi i PD dhe z.Basha por edhe ai i z.Berisha ne nje linje per protesten dhe per kaperximin e krizes se demokracise eshte i drejte.2.Lidhja e zgjedhjeve te lira e te ndershme me vetingun eshte abuzive.Bllokimi i Reformes ne Drejtesi si nje reforme me mbeshtetje te opinionit publik por edhe e votuar nga gjithe trupa legjislative tregon edhe perkushtimin e opozites per ta cuar para procesin.Perjashtimi i opozites nga konsensusi per 7 ligjet dhe devijimi si ne ate fabulen qe te con ne "7 cezma e ste jep nje pik uje "eshte nje qendrim djallzor per te kap instucionet e vetingut dhe per ta devijuar krejt qellimin per te cilin u investuan te gjithe edhe faktori nderkombetar per Reformen ne Drejtesi.3.z.Berisha duke qene ish shef i opozites ,ish kryeminister dhe ish president por edhe si qytetar shqiptar i di, i njef dhe ka ndjeshmerine e plote per cka ndodh ne vendin tone, qofte per nderhyrjet jashte statusit te nderkombetareve,influencave, nderhyrjeve dhe financimeve te ndryshme duke bere bilancin fitim-dhe qeder ne te gjitha aspektet e ketij raporti ne jeten e qytetareve.duke qene nje mik i madh i parimeve demokratike dhe nje mbeshtetes i pa epur i SHBA dhe BE per vlerat qe ato percojne ,z.Berisha mund te gjykohet nga qytetaret ne vijim.Tregues do jete mbeshtetja ndaj kauzes se opozites dhe qytetareve ndaj zgjedhjeve te lira e te ndershme si baze per cmontimin e sistemin te banditokracise.Distancimi i Ambasadoreve nga axhenda personale,klienteliste, por ndoshta edhe korruptive do ishte nje ndihme e madhe qe Departamenti i Shtetit dhe Komisioni Europian do ti jepte vendit tone.Ju e vini re z.Knut se ka nje ngecje te dekriminalizimit por ka edhe nje ndjeshmeri te larte te qytetareve shqiptar se ky proces, i Dekriminalizimit dhe Dekusarizimit duhet te jete i plote dhe jo vetem per Prokurori- Gjykata por edhe per Klasen Politike.Kete ndjeshmeri qytetare z.Berisha e ka kapur ne ajer, e ka shnderruar ne kauz dhe po ftone qytetaret dhe Klasen Politike dhe Sistemin e Drejtesise te pa kapur nga mafia dhe korrupsioni ne nje perpjekje per Shtet Formim mbi bazat e modelet perendimore.

JULI22/02/2017 13:25

JO TE INTERESOHET VOTUESI PER ZGJEDHJET E ARDHESHME PO THAJE TU NDERPRITET MANDATI TANI SOT ATEHER DO TE JENI I BESUESHEM PSE SE THUA PER HIRE TE POPULLIT JO PER OPOZITEN SE EDHE AJO KA PAK FAJE NE KETE MES.

Lymi personalitet22/02/2017 13:05

Po ti shoku Frankeshtain nuk dukesh edhe aq budalla sa ta pranosh publikisht "perrallen" e Sorosit sepse edhe ti vete me gjithe Vlautinin keni lidhje me Sorosin. Sali Berisha, burre shqiptar, nuk eshte ashtu sic thua ti "weak _ dobet" perkundrazi ja u ka perlasur ne fytyre perpara gjithe opinionit shqiptar se ju me merikanet po tentoni te fusni ne dore 100% qeverisjen e Shqiperise.

Shto koment

Denonco