Meta: Rama me kartelë psikiatrie, do e përdorë si mëshirë pas 25 prillit

Meta: Rama me kartelë psikiatrie, do e përdorë si mëshirë pas 25 prillit

18:50, 10/04/2021
A+ Aa A-

Nga Vlora, Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një komunikim për gazetarët me tone më të ashpra, Kreu i Shtetit tha se Rama ka një kartelë psikiatrike, të cilën do ta tregojë në 25 prill dhe do të kërkojë mëshirë.

“Në 26 prill jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin psikiatrik. Por nuk është kjo detyra, detyra janë është të ndalojmë Damianin, i cili po përdoret.

Kryeministri në detyrë ka një avantazh, urdhëron drejtorët të shkelin ligjin. Ka një kartelë të psikiatrisë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 prill në darkë kur Vlora dhe Shqipëria të thotë fjalën e saj, ai do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë mëshirë për shkeljet që ka bërë.’

Kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se në Vlorë mund të bëjnë atë historinë që kanë bërë në Dibër dhe në Shijak, ju e dini pastaj që Vlora ja bën fora dhe do jetë e pamëshirshme.

Nuk preket asnjë votë në Vlorë, kaq po i them Edi Ramës dhe atij tërmetit.  Vlora ja bën fora, këtu do të jemi deri në 26 prill”, tha Meta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco