Motra e Taulant Ballës, Alba ka qenë një nga ato që kanë shpërthyer sot ndaj protestës së opozitës duke etiketuar me lloj-lloj epitetesh mbështetësit e opozitës.
“Nuk i kuptoj shqiptarët”, thotë ajo e bezdisur nga dhjetëra mijëra vetë që dolën sot në demonstrimin masiv paqësor kundër qeverisë. Dhjetëra mijëra për të cilat motra e Ballës thotë shprehimisht “1 mijë dele”, “vrasës të neveritshëm”, “plehra që duhen groposur”, “abuzim me protestën”, etj.
Eshte e habitshme se si një vajzë me arsim të lartë, të mendojë e jo më të shkruajë në këtë mënyrë. Mendësia e asgjësimit të opozitës, e mendimit ndryshe, urrejtja ndaj tjetrit, demonizimi i kundërshtarit, fyerjet e tipit “dele” dhe ca më keq: thirrjet penale për groposje në vend janë reminishenca të një kohë që s’ka për t’u rikthyer kurrë. Kurrë më. Fatkeqësisht, Lenka Balla nuk e ka kuptuar ende.

© SYRI.net