Bushati: Mos u çuditni me Vuçicin, kur mediat i japin hapësirë zëdhënësit të ...

Bushati: Mos u çuditni me Vuçicin, kur mediat i japin hapësirë zëdhënësit të ...

13:39, 19/03/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ditën e sotme për fotografinë e shpërndarë nga presidenti i Serb, Aleksandar Vuçiç, ku kishte vendosur Kosovën brenda flamuriit të Serbisë.

Bushati shkruan se nuk ka pse të çuditemi me këtë akt, përderisa në hapësirat mediatike shqiptare ende strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje risitë e projektit të copëtimit të territorit.

Pavarësisht se ish-ministri i cili tashmë është ‘zbritur nga treni’ duke mos e vendosur fare në listat për kandidat për deputetë të PS nuk jep emra, aludimi është i qartë.

Duket se bëhet fjalë për gazetarin, Baton Haxhiu, i cili ka qenë një nga partizanët më të flaktë të ndarjes së Kosovës dhe sot shfaqet shumë aktiv në mbrojtje të Edi Ramës gjatë kësaj fushate elektorale, nëpër studio të shumta televizive në Tiranë.

‘Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, për sa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!’, shkruan Bushati.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco