Kushëriri i Ramës i ankohet Bashës: Pronat e mia ua dha oligarkëve, asnjë nga fisi nuk e voton

Kushëriri i Ramës i ankohet Bashës: Pronat e mia ua dha oligarkëve, asnjë nga fisi nuk e voton

11:25, 17/03/2021
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë, ku është duke zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset. Gjatë ecjes, Basha u përball me irritimin e një qytetari, i cili iu prezantua si kushëri i Edi Ramës.

Paskal Nesturi nga Palasa me tone të ashpra tha se kryeministri i ka prishur pronën, ndonëse e kishte me hipotekë.

“Unë jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti më mori pronat, më hoqi nga puna. Ua dha oligarkëve. Unë jam nga Palasa. Të parit ma prishi mua. Më solli forcat. Prona ime me hipotekë ma prishi dhe ua dha oligarkëve të tij. Asnjë nga fisi nuk e voton më.

Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Gjyshërit janë kushërinj të parë. Mua të parin në Shqipëri më erdhi dhe ma prishi. Unë as ka vjedhur, as jam marrë me drogë", tha qytetari.

Basha iu përgjigj duke i thënë: “Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Më 25 prill si familje e përbashkët do e largojmë”.

Kujtojmë se Paskal Nesturi edhe më herët ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për prishjen e pronës së tij në Palasë, ndërsa sot shqetësimine tij ia komunikoi edhe kryedemokratit Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco