‘Në krye të vendit kemi shk*rdhatat’/ Demi: Qeveria vazhdon me rrenën e kthyer në propagandë

‘Në krye të vendit kemi shk*rdhatat’/ Demi: Qeveria vazhdon me rrenën e kthyer në propagandë

12:05, 15/02/2021
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Enkel Demi ka komentuar situatën në vend pas reshjeve të dëborës, duke u shprehur se Shqipëria është dhënë me koncesion.

Gazetari shprehet se qeveria Rama vazhdon të punojë me metodën e rrenës së kthyer në propagandë.

'Gjithë Shqipëria është dhënë me koncesion. Një nga koncesionet që është dhënë është mirëmbajtja e rrugëve.

Dhe çfarë ndodh, me paratë tona është paguar një X kompani për të mirëmbajtur rrugën e Milotit, dhe është e pa pajisur me borëpastruese dhe kripë. Pamjet që janë dhënë këto ditë në TV janë fyese për njerëzit. Nuk kanë rëndësi bindjet politike.

Qeveria ka vazhduar të punojë me të njëjtën metodë. Me metodën e rrenës të kthyer në propagandë. Ministrja mendon se duke thënë broçkulla njerëzit do të gënjehen. Këtë në fillim të programit e quajtëm 'Shkërdhatokraci' duke cituar shkrimtarin Dritëro Agolli.

Shkërdhatokracia vazhdoi te Aeroporti i Rinasit që sapo është dhënë me koncesion, ku qeveria i ka shtuar edhe 13 vjet këtij koncesioni. Vetëm 10 cm borë, avionët bënë ulje emergjente në Bari sepse pista nuk jepte garanci. Sepse në krye të vendit kemi shkërdhatat', u shpreh Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana15/02/2021 15:23

Mire , mire e ke ti o keli , por si shume vone je kujtu tash mbas 8 vjetesh me u bo " opozitar kaq i forte e i eger " ....???!!! Keto llafe ti kishe thene ne krye te heres , qysh kur shpetimi dhe PDIU -ja boni koalicion me keto te pushtetit te rilindjes , apo nuk e dije ti bashke me disa " analiste te tjere....???!!!

N15/02/2021 14:28

Shqiptar bashkohuni për të hequr qafe këto shkerdhata. 25prilli duhet të je një referendum për popullin tonë.

t15/02/2021 12:36

Enkel ke plotesisht te drejte,por shqiptaret harrojne shpejt,sapo tr ngrohet koha do vazhdojne me avazin e vjeter,qe te gjithe jane njesoj,prandaj ska rendesi kush fiton.

Tualet Palla15/02/2021 12:27

Nje korigjim Enkel, Rrena Rilindare nuk eshte propaganda vetem . Eshte institucion. I kompletuar. Perfshi edhe shtresen propogandistike. Kriptokomunistet kane detajuar institucionin e rrenës deri ne skrupuj.

Gj 15/02/2021 12:19

Nuk e kisha dite se kaq burre je o Keli,bravo te qofte duhet te jen dhe gazetaret tjer keshtu ,dhe njeher te pergezoj se horri na mori ne qaf,vetem me vjedh popullin e kane mendjen kjo qeveri sherdhat.

Shto koment

Denonco