Zbulohet emri/ Lidhjet e Ndragheta me shefin e policisë së Tiranës, që 'u ble' me mish derri

Zbulohet emri/ Lidhjet e Ndragheta me shefin e policisë së Tiranës, që 'u ble' me mish derri

14:54, 25/01/2021
A+ Aa A-

Anti-mafia italiane gjatë përgjimit të një bisedë në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, zbulon ndër të tjera se si ata kanë korruptuar me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se, “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”. Faktikisht  Anti-mafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë fjalë të koduara për diçka tjetër, por e sigurt është që Ndragheta kishte mbërritur deri te krerët e policisë së Tiranës dhe zyrtarë të lartë në ministrinë e Brendshme në atë kohë.

Por kush ka qenë drejtues i uniformave blu të kryeqytetit në periudhën dhe datën që është kryer ky përgjim?

Sipas disa kërkimeve të thjeshta dhe nga vetë CV-ja e tij e botuar në faqen e Policisë së Shtetit, rezulton se bëhet fjalë për drejtorin actual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Nga të dhënat e biografisë profesionale të Ardi Veliut del se data 28 Mars e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018 kur u përzgjodh nga Fatmir Xhafaj me firmën e kryeministrit, Edi Rama, në postin e lartë të drejtorit të përgjithshëm ai ka qenë  Drejtor i Drejtorise Vendore te Policisë Tiranë.

Sipas dosjes së anti-mafias, përgjimi ku mësohet se si korruptohet shefi i policisë së Tiranës është kryer në 9 gusht të vitit 2017. Pra 5 muaj pasi kishte marrë drejtimin e policisë së kryeqytetit dhe rreth 6 muaj përpara se të largohej nga aty, për tu katapultuar në krye të Policisë së Shtetit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Simi26/01/2021 12:11

Ky bën prokurorin dhe gjykatësin siç bëri me Çezin, Beketin etj. Me pasoja katastrofale. Ky duhet të lejojë prokurorinë to fillojë hetime të menjëherëshme të nxjerri kancerin e mafies nga vendi para se të jetë vonë. Do jenë këta mafiozë që do ju nxjerrin trutë më vonë spo të forcojnë pozitën këtu. Zoti i vraftë këta marksistë që nuk kanë Zot, mutër, halldupë, korrupsionistë, të degjenuar që shkërdhejnë gratë e njëri tjetrit, bij dhe baballarë kurvash dhe kurvarësh, shëmtira, gënjeshtarë....

Ismet 25/01/2021 18:05

Nuk ka nevojë të shkruani për përgjime të mafies italiane pasi keto politikanët tanë janë mafia vetë si majtas edhe djathtas dhe ja kanë kaluar mafias italiane

Shto koment

Denonco