Dorëheqja e zv.ministrit Cakaj/ Presidenti Meta: Duhet zhdekretuar Rama që të emërohet ministrja e re

Dorëheqja e zv.ministrit Cakaj/ Presidenti Meta: Duhet zhdekretuar Rama që të emërohet ministrja e re

21:44, 29/12/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ku menjëherë ka reaguar edhe Rama me emërimin e disa ministrave të rinj.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’, presidenti i Republikës Ilir Meta tha se kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i ministrit të jashtëm që është kryeministri Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i Jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar“, u shpreh presidenti Meta për “Tempora”.

Sipas gazetarit Edi Oga, për ministrin e ri të mbrojtjes Niko Peleshi, vijon hetimi për çështjen e pesticideve.

Por Meta u shpreh se: “Nuk e kam një informacion të tillë por unë praktikisht nuk jam njohur me propozimet zyrtare”.

Edi Oga: Nuk janë dekretuar akoma?

Ilir Meta: Jo akoma. Unë ende nuk i kam marrë propozimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco