Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ngritur pesë pyetje konkrete për qeverinë Rama, e cila pas tetë viteve në pushtet kërkon dhe një mandat tjetër katërvjeçar.
Në një bashkëbisedimin me të rinjtë që nuk kanë mundësira ekonomike për të ndjekur studimet ose i përballojnë ato me shumë vështirësi, Basha tha:
“Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke?! Shëndetësi falas, ku e ke?! “Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve” - ku i ke?! “Do të ul çmimin e energjisë” - e rriti! “Do të ul çmimin e naftës” - e rriti!
Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme! A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit?! Dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi! Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti...
E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thashë me prioritet të veçantë, rininë shqiptare.”
© SYRI.net