Arrestimi i kryeredaktorit të ‘Koha Jonë’/ Vokshi: Rama nxori fytyrën e diktatorit

Arrestimi i kryeredaktorit të ‘Koha Jonë’/ Vokshi: Rama nxori fytyrën e diktatorit

23:12, 11/12/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka dwnuar arrestimin nga policia tw kryeredaktorit tw Koha Jonw, Qamil Xhani.

‘Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.

Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.

Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga New Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara.

Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.

Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber 12/12/2020 02:21

Dita qe kalon po tregon qe kjo polici po i ngjan gjithmone e me shume gestapos. Njerez mbroni veten dhe mos beni gabimin fatal ti falni komunistet. Me taksat qe ju marrin ju ndersejne policine mbi ju, ju rrahin ju poshterojne, ju arrestojne ju vrasin sepse nuk i aprovoni!!!Nuk po i lene asgje mangut origjines dhe per ironi jane krenare per kete.

Daj Jaku11/12/2020 23:37

Arresto gjithë popullin, ktheje Shqipërinë në një burg të madh si në kohën e baballkarëve të ty, fiqi nga burgu i madh e futi në burgjet e vegjël, nëpër biruca. E nise me bojra e furçe si piktor, si sportist, si artist, me frymë të re, e bitise si një diktator barbar, hajdut i gjiçkaje, hajdut edhe i ardhmënisë, dhunues i grave, pleqve, fëmijëve, artistëve, e kulmove me vrasjen e rinisë. Si nuk nxore një mësim nga fundi i Çausheskut o më i mjeri i historisë së shqiptarëve. Mos e dorëhiq atë ard veliun, ik vetë me strehim politik në Korenë e Veriut. Do jesh në shoqëri të mirë... një bullafiq me një zullap, të dy vrasës gjaksorë.

Shto koment

Denonco